Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Kroos kundër shkurtimit të pagave: "Është dhuratë për klubet, më mirë të bëjmë bamirësi"

Lapsi.al 8 April 2020
Kroos kundër shkurtimit të pagave: "Është dhuratë

Në kohën kur të gjithë lojtarët solidarizohen me situatën për të ndihmuar klubet, Toni Kroos shkon kundër rrymës në lidhje me shkurtimin e pagave për futbollistët, për shkak të emergjencës ekonomike për të krijuar nga koronavirus. "Të reduktosh pagat e lojtarëve është si ti bësh një dhuratë klubeve, si një donacion hedhur në tym", ka shprehur gjermani i Real Madrid pozicionin e tij për këtë cështje. "Më mirë të paguhet e gjithë rroga e cdokush nga ne të ndihmojë të tjerët si dëshiron, duke bërë bamirësi" vazhdon Kroos duke folur për SËR Sport.

"Janë të shumta situatat në të cilat është e rëndësishme të japësh ndihmë, të gjithëve i kërkohet të ndihmojnë, por cdokush mund ta bëjë ku dhe si preferon: kjo është idea ime" shpjegon 30 vjecari. Një pozicion që nuk shkon kundër nevojave të ndihmës ekonomike-shëndetësore por që nuk ndihmon aspak shoqëritë e futbollit në këto kohë krize.

Kroos ka folur më pas si mund të rifillojë futbolli: "Nëse duhet të luajmë përsëri në maj do të gjenden zgjidhje. Nëse ndalesa duhet të shkojë përtej verës, atëherë disa klube do të kenë vështirësi të mëdha e futbolli, si e mbajmë mend ne, do të ndryshojë". Ashtu si edhe disa pagesa të cmendura: "Nuk e di nëse mund të ekzistojnë akoma, ndoshta disa shifra ekstreme që kemi parë kohët e fundit nuk do të jenë më. E ndoshta nuk do të jetë një gjë e keqe, duke parë ekseset e shumta të botës sonë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI