Flash

Revolta dhe antarësimi në BE nuk e përjashtojnë njëra tjetrën

Revolta dhe rruga e aderimit të Shqipërisë në BE nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Revolta ka të bëjë me atë anë të Shqipërisë që negociatat e aderimit në BE ende nuk kanë arritur ta ndryshojnë, anën e pushtetit të personalizuar, anën e ndërlidhjes me krimin e organizuar, anën e shpërlarjes industriale të parave të drogës, anën e korrupsionit si kulturë qeverisëse, një kulturë qeverisëse si rregull e jo përjashtim

10:24 Veton Surroi

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin

Lapsi.al 8 April 2020
Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë

Po të shohësh atë që ndodh në Sebi duket qartë se kryeministri Shqiptar dhe presidenti serb kanë adaptuar të njëjtën mënyrë sjelljeje në krizën e koronavirusit. Formula e tyre është e qartë, ajo e autokratëve kudo në botë. Shtetrrethim të fortë, masa represive policore dhe përmbytje e ekraneve televizivë me prezencën e tyre.

Ndërkohë që mediat gjermane njoftojnë ngritje të dukshme në sondazhe të Anxhela Merlekit, kancelarja i ka rralluar në maksimum shfaqet e saj publike dhe thirrjet ndaj qytetarëve.

Edhe presidenti Makron i ka folur vetëm tre herë francezve.

Lexo më tej:

Investigimi/ Çifutët që e stërvitën Ramën të ndeshej me "djallin"

Ndërsa Edi Rama jep se paku tre intervista gjatë ditës dhe përpiqet të jetë me çdo kusht në një nga emisionet e mbrëmjes në prime time. Kështu vepron edhe miku i tij në Beograd. Vetëm ditët e fundit agjensia shtetërore e lajmeve Tanjug ka publikuar në YouTube rreth 15 fjalime të Vuçiçit, që i drejtohet popullit serb me thirrje e apele. Ndërkohë që ajo publikon edhe vizita të Vuçiçit në vende të ndryshme, me të cilat do të dëshmojë përkushtimin e tij në luftën kundër pandemisë.

Radioja gjermane Deutche Welle komentoi se sipas burimeve të saj, presidenti i Serbisë e paraqet veten si një person i cili tërë gjendjen po e mban vetë mbi supe.

“Frikësimi i njerëzve, kërcënimet e përditshme me masa të reja dhe paralajmërimet e tjera nuk mungojnë çdo ditë, por ato shkaktojnë më shumë kaos, pasiguri, mungesë mbrojtjeje”, thotë Sofija Mandiq, nga Qendra për Studime Juridike, drejtuese e portalit “Peščanik”.

"Në planin poltik, Vuçiçi po përfiton dhe besoj se nga kriza do të dalë edhe më i fuqishëm nga ajo njësoj si të gjithë autokratët në kohërat e krizave”, i tha DW Mihailo Teshiq, redaktor i revistës Vice i cili shtoi se Vuçiçi po përfiton nga “kulti i personalitetit”, të cilin e ka ndërtuar në tetë vitet e kaluara: "Serbia ende ka nevojë për një baba të fuqishëm, një dorë të fuqishme që ta udhëheqë në kohë krize".

Po si baba i kombit iu drejtua edhe Edi Rama disa ditë më parë shqiptarëve. Edhe ai po përfiton në komunikimin e kësaj krize nga mediat e mëdha televizive që i ka nënshtruar gjatë 7 viteve të pushtetit të tij si dhe nga lufta denigruese që zhvillon ndaj çdo kujt që shfaq mendime të ndryshme nga të tijat.

Ndoshta këto përkime mes sjelljes së autokratit të Beogradit dhe atij të Tiranës ngjajnë si rezultat i mardhënies së pavarur që ata kanë vendosur me popujt e tyre. Por, ato mund të jenë njëkohësisht edhe strategji të njëjta konsulentësh propagande, që siç dihet, Rama dhe Vuçiç i kanë të përbashkët. Disa herë mediat në anën tjetër të kufirit kanë folur për rolin e Asaf Eisin, njeriut që lexon sondazhet e dy liderve ballkanikë.

Eshtë pikërisht ky spin doctor çifut, mjaft i lidhur me kompanitë serbe në rajon, i cili i rekomandon atyre mënyrën se si duhet të sillen dhe qëndrimet që duhet të mbajnë. Ndoshta parandaj qëndrimet e Ramës dhe të Vuçiçit ngjajnë kaq shumë edhe gjatë periudhës së pandemisë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Rama zbulon armikun për testimet e pakta

Kryeministri Rama ka vendosur të merret edhe njëherë me pikën më të nxehtë të krizës së koronavirusit: pa aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të kryer test...

15:57

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI