Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

"Skuadra me charter në cirkuit e të testuar" Brawn tregon si do të nisë F1 pa tifozë në Europë

Lapsi.al 9 April 2020
"Skuadra me charter në cirkuit e të testuar" Brawn tregon si

Drejtori i përgjithshëm e përgjegjësi sportiv i projektit të Formula 1, Ross Brawn, pranon se sezoni 2020 do të nisë me shumë mundësi në Europa, me dyer të mbyllura, për shkak të emergjencës koronavirus. "Udhëtimi i skuadrave, udhëtimi për të gjithë subjektet e përfshira do të jetë një nga problemet e mëdha - ka deklaruar drejtuesi britanik për Sky Sports Uk. -Vizioni ynë është me shumë mundësi një nisje e Cirkusit në Europë me dyer të mbyllura".

"Mund të kemi një ambjent shumë të mbyllur, në të cilin skuadrat do të futen me një charter, do të kanalizohen në cirkuit, do sigurohemi që të gjithë të jenë të testuar, e që nuk do të ketë risk për askënd" ka shtuar ai.

Pas shtyrjes së GP të Kanadasë, gara e nëntë e shtyrë ose anulluar për shkak të virusit, drejtuesit e F1 po punojnë me promotorët për të krijuar një kalendar të ri. Brawn ka pranuar se dëshira e Formula 1 është të nisin garat sa më shpejt - për ti dhënë edhe tifozëve emocione në kohë të vështira - edhe pse kjo do të thotë të mbajnë disa evente pa tifozë. “Të zhvillosh një garë pa spektatorë nuk është e bukur, por është më mirë se të mos garosh fare - ka shpjeguar Brawn -. Duhet të kujtojmë se janë miliona personaqë ndjekin sportin ulur në shtëpi. Shumë prej tyre janë të izoluar e të arrish të mbash gjallë sportin, ta praktikosh atë e të zbavitësh njerëzit do të ishte një avantazh i madh në këtë krizë”.

Nëse sezoni duhet të nisë në korrik, ish-drejtori teknik i Ferrari hipotezon një Botëror me 18-19 Çmime të Mëdha. “Nëse do të ishim në gjendje të nisim në fillim të korrikut, kemi studiuar logjistikën e mund të bëjmë një sezon me 19 gara. Do të ishte e vështirë sepse do të thotyë të bënim tre gara radhazi, në fundjavë e lirë, tre javë të tjera gare e një fundjavë e lirë. Minimumi i garave për tu zhvilluar për të quajtur të vlefshëm një kampionat botëror sipas Statutit të FIA është me 8 gara, një numër i arritshëm nëse sezoni nis brenda tetorit”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI