Flash

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

"Të gjithë do të jenë të mbuluar": FSHF publikon paketën financiare në ndihmë të futbollit

Lapsi.al 9 April 2020
"Të gjithë do të jenë të mbuluar": FSHF

"Federata e Futbollit do të mbështesë financiarisht punëtorët e futbollit: futbollistët, tranierët, arbitrat dhe gjithkënd që është i punësuar në futboll". Përmes një komunikate për shtyp, por edhe një video, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka publikuar paketën financiare të prezantuar sot, në një kohë shumë të vështirë për futbollin në vendin tonë, si pasojë e shtrirjes së virusit Covid-19 dhe ndalimin e çdolloj aktiviteti.

Presidenti Duka theksoi se në këto ditë të vështira, “armiku” ka lëvish shpejt dhe ka dëmtuar jetën tona, ka dëmtuar edhe komunitetin tonë sportiv. Presidenti Duka ngushëlloi familjet e atyre që humbën jetën mes të cilëve edhe ish-sportisti Skënder Kurti. “Gjatë kësaj kohe Federata e Futbollit është munduar të jetë afër anëtarëve të saj dhe afër shoqërisë shqiptare për të minimizuar apo për të ulur atë vështirësi të jetës së mbyllur; ndryshimin e mënyrës së të jetuarit nëpërmjet lojrave, konkurseve, apo trainimeve online për futbollistët për të ruajtur formën e tyre. Federata gjithashtu është solidarizuar me mjekët në Ditën Botërore të Mjekësisë duke u dhuruar mjekëve një bluzën e kombëtares; të gjithë stafeve mjekësore që shërbejnë vijën e parë që nuk takojnë dot as fëmijët, dhe fëmijëve të tyre nga një top në mënyrë simbolike” the Presidenti Duka.

“Një pjesë e komunitetit tonë të futbollit, futbollin nuk e ka një pasion, por e ka profesion, me të cilin jeton dhe mban familjen. Por virusi e ka detyruar të mbyllet dhe mos ta ushtrojë. Kështu që Federata është munduar të bëjë ndërmjetësin mes punëtorit sportiv dhe qeverisë shqiptare për të arritur të kompensojë në këto ditë të vështira punonjësit sportivë, futbollistë, zyrtarë etj. Kemi qënë të pasuksesshëm për të bindur qeverinë deri më sot. Në këto kushte, Komiteti Ekzekutiv i Federatës ka vendosur të miratrojë një paketë financiare, në ndihmë të futbollistëve, tranierëve, arbitrave dhe gjithkujt që është i punësuar në futboll. Kjo paketë financiare parashikon, dhënien e një shpërblimi, rroge, apo ndihme financiare siç mund të quhet, për një periudhë një mujore nga 15 marsi deri në 15 prill, në mënyrë të barabartë me një pagesë prej 30 mijë lekësh të rinj; nëse nuk do të rikthehemi pas 15 prillit, e njëjta paketë do të përsëritet sërish. Detajet dhe e gjithë pagesa do të bëhet direkt për futbollistët, zyrtarët apo trainerët e futbollit që nuk kanë mundësi të kenë një pagë tjetër, pra që futbollin e kanë profesion, dhe nuk marrin një pagë nga një burim tjetër shtetëror. Federata do t’i shpërndajë direkt pagesat tek individët, në numrat e llogarive bankare, besoj se në mënyrë të shpejtë administrata (e Federatës) duke filluar nga nesër do ta realizojë shpërndarjen e tyre. Burimi financiar i kësaj pakete, është kontributi i vetë administratës së Federatës, kontributi i stafit të ekipit kombëtar, duke filluar nga traineri i ekipit komnbëtar Edi Reja dhe stafi i tij. Të gjithë pagat e larta në federatë kanë shprehur solidaritetin për t’i përgjysmuar që të plotësojmë këtë buxhet dhe do të merret një kredi financiare, sepse siç dihet kjo është dicka e paparashikuar në buxhetin tonë. Pra edhe një kredi financiare të cilën ne mendojmë ta mbulojmë në buxhetin e vitit të ardhshëm” shtoi Presidenti Duka.

Presidenti Duka i ka bërë thirrje të gjithë komunitetit të futbollit në Shqipëri për respetim rigoroz të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore dhe ka shprehur besimin se të gjithë bashkë do ta fitojmë këtë “lojë” kundër këtij kundërshtari të rrezikshëm.

https://youtu.be/jt44PBqznqk

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI