Flash

Ushqimet që nuk duhet të mungojnë për festën e Pashkëve

Lapsi.al 10 April 2020
Ushqimet që nuk duhet të mungojnë për festën e

Pashkët katolike janë më 12 prill ndërsa ato ortodokse, një javë më vonë më 19 prill. Duke qenë se për këtë mundësia për të organizuar diçka larg shtëpisë është e humbur, i gjithë fokusi i familjes do të jetë tek kuzhina!

Çfarë do të gatuani këto Pashkë? Lëreni imagjinatën të lirë, por mos harroni që në tryezën tuaj të dielën nuk mund të mungojnë pjatat më poshtë. Të gjitha kanë një domethënie të veçantë që e mësoni tani.

1. Vezët e ziera (dhe çokollatat në formë veze)

Ndoshta një nga ushqimet që i bashkon për Pashkë njerëzit e gjithë botës janë vezët e kuqe. Edhe pse më tepër i përdorim si diçka dekorative për tryezën, tradita e trokitjes së tyre të dielën në mëngjes, mbetet një traditë e vazhdueshme.

2. Buka e Pashkëve

Buka e Pashkëve është një tjetër ushqim tradicional që gatuhet gjatë këtyre ditëve. Ajo simbolizon trupin e Krishtit dhe thuhet se është ndarë gjatë Darkës së Fundit me apostujt. Nëse e ndani gjysmën për vete dhe gjysmën për shokun/shoqen thuhet se marrëdhënia do të forcohet edhe më me kalimin e viteve.

3. Mish qingji i pjekur

Zakonisht serviret në drekën e të dielës dhe lidhet me historinë e të krishterëve.

4. Karrotat

Karrotat kanë gjithashtu një lidhje të ngushtë me këtë ditë të shenjtë dhe e mira është t’i përdorni në çdo pjatë që do të përgatisni. Duke i lidhur me lepujt, karrotat simbolizojnë fertilitetin dhe fatin e mirë.

5. Proshutë derri

Thuhet se proshuta e gatuar sjell fat të mirë. Gjithashtu ishte shumë i përdorur në Amerikë ku mishi i qengjit nuk preferohej.Anabel

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI