Flash

17 muaj kemioterapi, Vialli lë pas sëmundjen: "Ndihem me fat në këtë kohë të tmerrshme"

Lapsi.al 12 April 2020
17 muaj kemioterapi, Vialli lë pas sëmundjen: "Ndihem me fat

Gianluca Vialli ka fituar ndeshjen më të rëndësishme jashtë fushës, atë kundër kancerit. Ish-sulmuesi i Sampdoria e Juventus ka zbuluar se e ka përfunduar me sukses ciklin e kemioterapisë: "Jam mirë, në dhjetor mbarova kemioterapinë prej 17 muajsh. Ishte e vështirë, edhe për një të fortë si unë, si fizikisht ashtu dhe mentalisht. Testet nuk tregojnë asnjë shenjë nga sëmundja. Jam i lumtur".

"Jam mirë e i lumtur, në dhjetor përfundova kemioterapinë 17 mujore, një cikël prej 8 muajsh e tjetri prej 9. Ishte e vështirë - tregoi ish-sulmuesi i kombëtares italiane për La Repubblica -. Të rigjej shëndetin do të thotë të shihem në pasqyrë, të shoh të më rriten flokët, të mos më duhet të vizatoj vetullat. Ndihem me fat".

Vialli ka folur pastaj për momentin e vështirë për shkak të pandemisë së Covid-19 "Ndihem me fat, mendoj për ata që shkojnë në spital dhe vdesin vetëm. Është një moment i tmerrshëm. Do të jetë fantastike kur sporti të kthehet, emocionet e kujtimet do të na ndihmojnë të kthehemi plotësisht në jetët tona".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI