Flash

Çështja Lautaro merr kthesë: City gati të paguajë menjëherë klauzolën

Lapsi.al 12 April 2020
Çështja Lautaro merr kthesë: City gati të paguajë

Nga Spanja vazhdojnë të vijnë lajme optimiste mbi përparimin e negociatave të Barcelonës për të marrë nga Inter Lautaro Martinez, por dëshira e katalanasve për argjentinasin nuk është e vetme. Sikur të mos mjaftonte intriga e insistimit blaugrana e deklaratave të vazhdueshme të dashurisë së vetë sulmuesit për Inter, përforcuar nga fjalët e menaxherit të tij ("Barcelona? Mendon vetëm për Inter", Beto Yaque al Mundo Deportivo), tani situata komplikohet edhe më shumë. Nga Anglia mbërrin lajmi sipas të cilit Manchester City është gati të ndërhyjë në garën për të marrë shërbimet e Lautaro. Sipas 'Sun' klubi i Pep Guardiola është gati të paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë euro që në korrik, në mënyrë që të shmangë konkurencën.

Nga njëra anë është Messi që i bën presion Lautaros për tu veshur blaugrana - "Eshtë spektakolar, impresionues, do të bëhet një lojtar i madh dhe po e tregon - nga ana tjetër është Guardiola, që sheh tek argjentinasi pasuesin e Kun Aguero. Për sulmuesin e Inter zgjerohet lista e pretendentëve që bëhen gati të nisin betejën me zikaltrit, që kanë ndërmend të refuzojnë gjithcka: Lautaro është e tashmja dhe e ardhmja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI