Flash

Vritet me armë zjarri i biri i kampionit brazilian: 23 vjecari është vrarë në rrethana misterioze

Lapsi.al 12 April 2020
Vritet me armë zjarri i biri i kampionit brazilian: 23 vjecari

Është qëlluar me pistoletë dhe ka humbur jetën djali i Joubert Araújo Martins, i njohur për të gjithë si Beto, është ish-futbollisti brazilian, që ka luajtur edhe për Napolin, duke lënë gjithnjë gjurmë. 23 vjecari, djali i ish-mesfushorit është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të martës, në lagjen e Piedade, në Rio de Janeiro. Joubert Martins Filho, ka humbur jetën tragjikisht në rrethana ende të paqarta, si ka bërë të ditur vetë ish-futbollisti në një prononcim për mediat lokale.

Ish-lojtari i kombëtares braziliane, 45 vjecare, ka në palmares një Copa America të fituar me Selecaon e u transferua në Europë tek Napoli në moshën 20 vjecare. I ardhur nga Botafogo për 5 milardë lira, Beto u prezantua si një blerje e madhe nga presidenti i atëhershëm i Napoli, Corrado Ferlaino, që i dorëzoi numrin 10 të Maradonës, duke komentuar: "Nuk kemi nevojë për Baggio, Beto është një zëvendësues i denjë. Është diamanti i kombëtares olimpike të Zagalo".

Duhet të ishte pjesa e munguar e mesfushës napoletane, njeriu për të luajtur krah Boghossian, por në Napoli braziliani ndaloi vetëm një sezon, me 22 prezenca, 4 gola e shumë pankinë, përpara se të kthehej në Brazil me fanellën e Gremios.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI