Flash

Arbitri më i mirë brazilian kthehet të bëjë infermierin: "Tani, jam më i nevojshëm këtu"

Lapsi.al 13 April 2020
Arbitri më i mirë brazilian kthehet të bëjë

Në moshën 39 vjecare ishte bërë një nga arbitrat më të vlerësuar e të njohur në Brazil, por pandemia e koronavirus e ka bërë ta shohë jetën nga një prespektivë tjetër e tashmë është kthyer në punën e tij të mëparshme: infermierin. Protagonist i kësaj historie është Igor Benevenuto, arbitër i "Brasilerao", nivelit më të lartë të futbollit në vendin amerikano jugor, e profesionist në këtë aktivitet me kohë të plotë.

Për tiu dedikuar arbitrimit, Benevenutos iu desh të largohej nga puna e tij e atëhershme si infermier. Por tani, për shkak të Covid-19, ka vendosur të kthehet e të jetë ai që ishte përpara se futbolli ta përfshinte: infermieri që kujdeset për të sëmurët në një spital në Sete Lagoas, qyteti ku jeton, rreth 80 km nga Belo Horizonte.

"Eshtë e qartë që kam frikë, sigurisht më shumë se kur arbitroj një ndeshje, sepse ka patur raste të infermierëve që, për shkak të virusit, kanë humbur jetën - ka shpjeguar ai për mediat lokale -. Ky është një 'armik' që mund të godasë këdo, persona të të gjitha moshave, por tani njerëzit kanë nevojë për mua e nuk mund të tërhiqem: këtu jam më i nevojshëm".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI