Flash

Haaland-Mbappe, Real Madrid ka gati 225 milionë për dyshen e ëndërrave

Lapsi.al 13 April 2020
Haaland-Mbappe, Real Madrid ka gati 225 milionë për dyshen e

Do të jetë revolucion në sulm për Real Madrid, por një lëvizje që kërkon durim për të mos prishur mardhëniet me PSG e Borussia Dortmund. Emrat e kërkuar nga Zinedine Zidane për Florentino Perez janë ata të Erling Haaland e Kylian Mbappé. Sipas Marca i pari do të mbërrijë që në verë, i dyti është një projekt për 2021, për një shumë totale rreth 225 milioni di euro.

Nga pikëpamja ekonomike, norvegjezi është një pistë "e lehtë" për blancos. Në kontratën e firmosur me Dortmund vetëm 5 muaj më parë, norvegjezi ka përfshirë një klauzolë zgjidhëse të saj prej 75 milionë euro për disa klube, ku bën pjesë edhe Real: duke derdhur një shumë të tillë të përballueshme, Zidane do të siguronte 19 vjecarin goleador, zëvendësuesi ideal i Benzema që në dhjetor do të mbushë 33 vjec.

Më delikate cështja e Mbappé, edhe për një cështje raporti me Psg e Al-Khelaifi që ka treguar se nuk do të privohet nga yjet e tij më të ndritshme, gjë që e kuptoi Barcellona verën e kaluar kur donte të rimerrte Neymar. Por francezi në 2022 do të shkojë në skadencë e, nëse brenda verës së ardhshme klubi parisien nuk do të arrijë të bëhet me peshë edhe në Champions League, atëherë Mbappé mund të vendosë të mos e rinovojë kontratën. Në këtë pikë, për të mos e humbur lojtarin me zero euro, Psg do të ishte më i butë në tavolinën e tratativës. Jo se një 21 vjecar i paguar 180 milionë tre vjet më parë do të këtë cmim të ulët, por Perez pret një zbritje rreth 150 milionë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI