Flash

Lukaku, besnikëri për Inter e tallje për shokët: "Brozo i ka flokët si pornostar"

Lapsi.al 13 April 2020
Lukaku, besnikëri për Inter e tallje për shokët: "Brozo

Elozhe per Lautaro Martinez, tallje për Marcelo Brozovic e dashuri për Inter. Romelu Lukaku zbavitet duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve të tij në Instagram, duke përdorur edhe batuta. Në lidhje me shokun e tij të repartit, gjithcka është në perfeksion: "Eshtë fantastik, edhe si djalë. Po rritet shumë e unë jam i kënaqur që luaj me të, e adhuroj".

Talljet ndërkohë janë të gjitha për kroatin Marcelo Brozovic, që e ka përcaktuar të shëmtuar: "Marcelo ti je më i shëmtuar se unë, me ato flokë që më dukesh si pornostar. E nuk më pëlqen, kështu që kthehu më flokët si i kishe". Nuk ka dyshime të paktën për të ardhmen e afërt sulmuesi belg: "Të iki nga Inter? Po a jeni cmendur, absolutisht jo".

"Besoj se Serie A është e bukur, por ka një intensitet ndryshe në krahasim me Premier - i është përgjigjur Lukaku një tifozi që i kërkonte diferencën mes dy kampionateve - Por të dy janë të bukur, vetëm se secili ka vecantinë e diferencën e tij. E adhuroj si Italinë ashtu dhe Anglinë, të dy vendet kanë qenë shumë mikpritës për mua".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI