Flash

Plani Uefa: Champions e Europa League në tre javë në gusht

Lapsi.al 13 April 2020
Plani Uefa: Champions e Europa League në tre javë në gusht

Në kohën kur bota vazhdon luftën ndaj Covid-19, qeveria e futbollit europian kërkon zgjidhje për të mbyllur kompeticionet me qëllimin për të mos mbërritur në shtator. Uefa e ka bërë të qartë disa herë se precedenca shkon për kampionatet kombëtare, por dëshiron të mbyllë edhe Champions e Europa League, hipoteza e fundit shkon në fund të verës: dy kupat mund të përfundojnë në tre javë gjatë muajit gusht.

Sunday Express e The Sun lajmërojnë këtë version të ri që mbërrin nga Nyon. Është e qartë se duke synuar të luhet në Europë në gusht, kufiri i lejuar për nisjen e kampionateve kombëtare me skuadrat e përfshira në kupa nuk duhet të kalojë përtej mesit të qershorit. Gjithnjë me dyer të mbyllura e me të drejta tv, si kishte bërë të ditur Ceferin.

OPSIONET E MUNDSHME PËR TË MBYLLUR KUPAT

1) FINAL EIGHT

Ndoshta zgjidhja më e vështirë për tu arritur, duke qenë se duket e guximshme të mbledhësh tetë skuadra në një qytet të vetëm. Në cdo mënyrë do të rikuperoheshin 1/8 që mungojnë e pastaj tetë të kualifikuarat në cerekfinale do të sfidoheshin në gara teke në një stadium të vetëm.

2) FINAL FOUR

Një version më i lehtë, e për këtë më i thjeshtë, se tetë më të mirët: në krahasim me hipotezën e final eight, këtë herë gjithcka do të niste nga gjysëfinalet. 11 ndeshje në tre javë në një qytet të vetëm, të zgjedhur gjithnjë nga Uefa.

3) GARA TEKE

11 ndeshje në maksimumi katër javë: do të rikuperohen 1/8 pastaj cerekfinalet e gjysëmfinalet do të luheshin me nga një ndeshje për të mbërritur deri tek finalja.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI