Flash

Premier League në dilemë: 4 ndeshje në ditë në Wembley ose 371 milionë stërlina humbje

Lapsi.al 13 April 2020
Premier League në dilemë: 4 ndeshje në ditë në Wembley

Në Angli pandemia e koronavirus nuk ka arritur ende kulmin, por 20 klubet e Premier League duan ta cojnë sezonin deri në fund e për këtë po studiojnë mënyrën më të mirë të mundshme. Ashtu si bën të ditur The Sun, kjo javë do të jetë vendimtare për të fiksuar rifillimin, me shumë mundësi në qershor. Është e sigurtë që do të luhet me dyer të mbyllura, për të limituar rreziqet e infektimit, por sipas Mirror, Football Association ka vënë në dispozicion stadiumin Wembley, ku do të luhen 4 ndeshje në ditë. Reuters zbulon, ndër të tjera, se edhe National Football Center i St George's Park - me 228 dhoma hoteli e 13 fusha futbolli - do të vihet në dispozicion të klubeve, që mund ta përdorin si bazë stërvitore në karantinë për të mbajtur të bashkuar sa më shumë të jetë e mundur lojtarët e stafet e tyre.

Me kushtin që të mos ketë rreziqe për shëndetin, objektivi është "të mbyllet sezoni": ndeshjet për tu luajtur janë akoma 92. Jo vetëm për shkak të presingut të Fifa-s, por edhe për shuma të mëdha parash në lojë, sidomos nga të drejtat televizive: nëse kampionati nuk do të përfundojë, klubet duhet të kthejnë 371 milionë stërlina tek Sky Sports e 50 milionë tek BT Sport. Një goditje e rëndë edhe për futbollin e pasur anglez, i gjunjëzuar si të gjithë të tjerët nga koronavirus.

Disa klube të mëdha i kanë paralajmëruar lojtarët se rifillimi i stërvitjes është fiksuar për në 11 maj. Kështu, tre javë përgatitje e pastaj sprinti final, që do të kurorëzojë Liverpool kampion, pas 30 vjetësh pritje.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI