Flash

Protesta ekzemplare: arbitri pro Juventus, Real Madriz largohet nga fusha

Lapsi.al 13 April 2020
Protesta ekzemplare: arbitri pro Juventus, Real Madriz largohet nga fusha

Një protestë ekzemplare ka ndodhur gjatë një ndeshje të kampionatit në Nikaragua, ku vazhdohet të luhet pavarësisht emergjencës koronavirus. Futbollistët e "Real Madriz" janë larguar nga fusha pasi arbitri ka favorizuar në mënyrë të dukshme "Juventus di Managua". Gjithcka ndodhi në minutën e 71', pas një goli të shënuar nga klubi kryeqytetas, që ka të njëjtin emër me bardhezinjtë kampionë të Italisë.

Në detaje, episodi që ka ndezur gjakun e lojtarëve të Real, dje në fushë me maskë mbrojtëse, ka qenë aksioni i golit të dyfishimit të rezultatit nga Juventus. Asistenti i arbitrit ka ngritur flamurin për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje e lojtarët e Real ndaluan, por kryesori ka bërë shenjë që loja të vazhdojë e Mercado, i Juves, ka shënuar praktikisht i pashqetësuar.

Një gol që ka shpërthyer kaosin në fushë. Pas protestave të kota ndaj arbitrit, lojtarët e Real kanë vendosur të braktisin terrenin e lojës e të futen në dhomat e zhveshjes. Për fat që janë vetëm emrat e dy klubeve të mëdha, përndryshe skandali do të kishte qenë global...

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI