Flash

Beteja me Covid 19 e fituar: Dybala kthehet të stërvitet në karantinë

Lapsi.al 14 April 2020
Beteja me Covid 19 e fituar: Dybala kthehet të stërvitet në

Dy fotografi që nënkuptojnë shumë: Paulo Dybala është kthyer më në fund të stërvitet, duke e kaluar plotësisht sëmundjen e koronavirus. Imazhet e postuara nga argjentinasi në profilin e tij në Instagram, tregojnë se ditët e sëmundjes (ato më të vështirat, ato që shkaktuan ankth e frikë) mund të konsiderohen të kaluara: sulmuesi bardhezi, që pak ditë më parë kishte pranuar se ishte në pritje të rezultatit të një tamponi të ri, për të verifikuar negativitetin e tij ndaj koronavirus, është sidoqoftë gati të nisë futbollin.

Juventus, ashtu si klubet e tjera të Serie A, nuk mund të kthehet në stërvitje para 4 majit e vetëm pasi të jenë kryer të gjithë testimet e rastit: argjentinasi, sidoqoftë nuk humb kohë e "nxiton" për të rikuperuar kohën e humbur për shkak të infektimit nga virusi. Natyrisht Dybala do të ketë nevojë për më shumë kohë në krahasim me shokët e tij që nuk janë përballur me sëmundjen, një virus që dobëson forcën ndjeshëm. I njëjti diskutim vlen edhe për dy bardhezinjtë e tjerë të rezultuar pozitivë, Rugani (i pari rast i konfirmuar) e Matuidi. Gjendja shëndetësore e të treve është e mirë, në pritje të tamponeve që do të provojë kalimin përfundimtar të sëmundjes.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI