Flash

"Dua Douglas Costa! Më jep Gabriel Jesus": Manchester City e Juventus ideojnë shkëmbimin

Lapsi.al 14 April 2020
"Dua Douglas Costa! Më jep Gabriel Jesus": Manchester City e

"Dua Douglas Costa! Më jep Gaberiel Jesus" kjo është biseda imagjinare e bërë mes teknikut të Manchester City Pep Guardiola e drejtorit sportiv të Juventus Fabio Paratici, në lidhje me merkaton e ardhshme, që mes vështirësive ekonomike projektohet gjithnjë e më tepër mbi bazë shkëmbimesh e huazimesh. Citizens janë të interesuar gjithnjë e më shumë për Douglas Costa e në tratativë për brazilianin mund të përfshihet një tjetër brazilian: Gabriel Jesus i preferuari i Juventus. Kjo është hipoteza e Corriere dello Sport që thekson se Guardiola e vlerëson shumë brazilianin që në kohët e Bayern Mynih.

Costa ka qenë gjithnjë i pëlqyer nga tekniku spanjoll dhe tek Juventus po gjen vështirësinë e një skeme taktike të papërshtatshme për karakteristikat e tij dhe një Dybala që po kalonte formë madhështore. E në këtë pikë Sarri nuk do ta kishte të pasakrifikueshëm brazilianin, që në 4-3-3 e spanjollit do të ishte ideal. 'Flash' si e thërrasin të gjithë për shkak të shpejtësisë së madhe që ka, do të ishte një armë perfekte në Premier League.

Në anën tjetër bardhezinjtë duan të rinovojnë repartin ofensiv. Gabriel Jesus është i ri dhe me një potencial të jashtëzakonshëm teknik. Një si ai do ti bënte shumë punë Juventus, që do të kishte zëvendësuesin ideal të Higuain. Qendërsulmuesi nuk do të kishte problem të përshtatej me Cristiano Ronaldo e Dybala, duke qenë se flasin në të njëjtën mënyrë në fushë: me klas e elegancë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI