Flash

Dy paketat e ndihmës/ A po tregohet Rama më kurnac se duhet?

Lapsi.al 14 April 2020
Dy paketat e ndihmës/ A po tregohet Rama më kurnac se duhet?

Të gjithë atyre që nuk marrin vesh nga shifrat, me siguri u ka bërë përshtypje se gjatë prezantimit të paketës të dytë të ndihmës, kryeministri i vendit foli ose me lekë të vjetra ose me dollarë. Pra edhe në mënyrë subjektive Rama tregoi se qe i ndërgjegjshëm që shuma qe e vogël dhe ajo duhej fryrë me anë të gjuhës. 

Në total, me të dy paketat, qeveria ka dhënë fare pak më pak se 150 milionë euro (kryesisht paga të atyre që kanë mbetur pa punë dhe ndihmë për njerëz në nevojë). Kjo shumë është sa 2, 87% e buxhetit të shtetit gjë që flet për një ‘sakrificë” të vogël nga ana e qeverisë.

“Sa për një ide krahasuese, fondi i shpenzimeve operative dhe të mirëmbajtjes (pa rrogat) këtë vit është 50 miliardë lekë, pra mbi tre herë më i lartë se fondi për krizën e koronavirusit” thotë Neritan Sejamini në Exit.al.

Edhe sipas Gjergj Erebarës të Reporter.al, rritja e difiçitit të Shqipërisë është shumë më e vogël sa ajo që po bëjnë shumë vende që e kanë rritur borxhin e tyre deri në 10%-15% të Prodhimit të Brendëshëm Bruto (ndërsa me 144 milionë euro të akorduar nga dy paketat ne jemi ende në 0,97% të GDP) . 

Një tjetër tregues i “sakrificës” që po bën qeveria duket edhe në raportin e parave të shpërndara për shqiptarët në raport me sa të ardhura janë marrë vetëm këto kohë nga organizmat ndërkombëtarë. Në ditët e fundit janë marrë 174 milionë euro borxh nga FMN-ja për koronavirusin dhe €50 milionë dhuratë nga BE-ja. Pra llogaria është e thjeshtë: qeveria ka marrë nha jashtë shumë më tepër se sa ka shpërndarë për njerëzit në hall.

Pra, duket qartë se tani për tani, pavarësisht mburrjeve dhe tendencës për të folur me lekë të vjetra qeveria po hedh para me pikatore. Kjo mund të ketë arsyet e saj. FMN parashikoi këtë fillim jave një rritje ekonomike me -5%. Në këto kushte buxheti i shtetit parashikohet të ketë një gropë të madhe në vjeljen e të ardhurave dhe kjo mund të jetë ajo që po frikson qeverinë. Rruga tjetër është një politikë e grabuar, që do të sigurojë mbijetesën e njerzve por që kur të përfundojë kriza riskon të lërë një një lëngatë të gjatë ekonominë. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI