Flash

“Gabova me Del Piero e CR7, duhet ti kisha marrë”: Galliani rrëfen pengjet në drejtimin e Milan

Lapsi.al 14 April 2020
“Gabova me Del Piero e CR7, duhet ti kisha marrë”: Galliani

Adriano Galliani, ish-administratori i deleguar Milanit, ka treguar disa prapaskena të merkatos në një intervistë të dhënë për mikrofonët e Sky. Në kujtimet e AD aktual të Monzës kanë qenë pikat që ndoshta mund të ndryshonin historinë e atyre viteve: “Goditjet e munguara? Jo shumë vjet më parë, ishte një lojtar që duhej të mbërrinte, por më pas nuk erdhi, domethënë Karlos Tevez. Një tjetër lojtar që praktikisht e kisha marrë njëherë pesë vjet para ardhjes së tij tek Milani ishte Roberto Baggio. Por në atë kohë ndërhyri Juventus dhe u krijua armiqësia e tyre me Fiorentinën".

Më pas erdhi radha e gabimeve të bëra: "Totti dhe Del Piero? Del Pieron kisha provuar ta merrja përpara se Alex të shkonte tek Juve. Janë dy lojtarë që i qaj shumë dhe me të vërtetë më vjen keq: Del Piero na e ofrouan 5 miliardë lireta nga Padova, por nuk ishim të bindur, ishte një shifër e rëndësishme për një djalë shumë të ri. Tjetri është Cristiano Ronaldo: edhe në këtë rast, Sporting na kërkonte një shifër shumë të lartë, rreth 16-17 miliardë për një lojtar që ishte vetëm 16 vjeç. Totti, përkundrazi, e kemi kërkuar gjatë, por nuk ka dashur kurrë nuk donte të ikte nga Roma”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI