Flash

Gazetaria sportive në zi: shuhet fytyra e RAI-t, Franco Lauro

Lapsi.al 14 April 2020
Gazetaria sportive në zi: shuhet fytyra e RAI-t, Franco Lauro
Një tjetër humbje trondit botën e gazetarisë sportive, pas atij të Gianni Mura. Fytyra e RAI-t, Franco Lauro, ekspert i futbollit e basketbollit, është ndarë nga jeta pasditen e sotme në Romë e dyshohet që shkaku i mundshëm të ketë qenë një infarkt: ishte 58 vjeç. E kotë ndërhyrja e ambulancës së një patrulle të forcave të rendit në 'via della Croce'. Personeli mjekësor nuk ka mundur të bëjë gjë tjetër vec se konstatoi vdekjen e gazetarit. I lindur në Romë në 1961, i apasionuar për futbollin e basketbollin për të cilët për vite me radhë ka qenë zëri i telekronikave, ai hyri në Rai në 1984: në 28 vjet ka komentuar tetë Olimpiada verore e një dimëore (Torino 2006), gjashtë edicione Botërori të futbollit, e po aq Europianë, ndërsa në basketboll janë 12 Europianët që kanë zërin e tij e tre kampionate botërorë. RAI: "HUMBËM NJË PROFESIONIST EKZEMPLAR" Rai ka shprehur "ngushëllimin e thellë për humbjen e parakohshme të Franco Lauro", i ndarë nga jeta në moshën 58 vjecare. "Gazetar i gjithanshëm, i apasionuar pas punës së tij, ekspert i futbollit e basketbollit, ka qenë prej vitesh zëri i basket e fytyra e Raisport. Me humbjen e tij - përfundon kompania - bota e gazetarisë sportive humb një profesionist ekzemplar e një person me sensibilitet e xhentilesë të lartë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI