Flash

Napoli fiton betejën: Insigne ndahet nga Raiola

Lapsi.al 14 April 2020
Napoli fiton betejën: Insigne ndahet nga Raiola

Mes Lorenzo Insigne e Mino Raiola dicka kishte ndryshuar dhe divorci mes palëve në mardhëniet futbollit-menaxher nuk cuditi askënd, me Napolin që doli fitues në këtë situatë: “Arsyet lidhen me keqkuptime të ndryshme: sulmuesi kishte kërkuar nga Raiola që të sigurojë buxhetin, kjo edhe për shkak të menaxherëve të mëparshëm. Ai gjithashtu shtoi se ai do të preferonte që pagesa të bëhej në një lëvizje të vetme pa respektuar këstet deri në vitin 2022". Një situatë që çoi në përfundimin e marrëdhënies, në kohën kur menaxheri kishte kërkuar arsyet e faktit të kësaj kërkese të Insigne.

Vetë Raiola menjëherë propozoi që me sulmuesin e Napolit të zgjidhte marrëveshjen pa asnjë lloj procesi gjyqësor. Kështu ishte i pashmangshëm fundi i gjithçkaje, që nisi në fakt me pamundësinë për të gjetur një blerës për shifrat e kërkuar nga Napoli (të paktën 60 milionë euro). Situata u pasua nga vendimi i kapitenit për të qëndruar, dicka kundër asaj që sugjeronte menaxheri. Kontrata e lojtarit me Napolin përfundon në vitin 2022, por mund të zgjatet deri në 2025 (pagesa aktuale është 4.5 milionë në sezon).

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI