Flash

“Pi ujë nëse do të shkosh tek Manchester United”: klipi që zbulon të ardhmen e Sancho

Lapsi.al 14 April 2020
“Pi ujë nëse do të shkosh tek Manchester United”:
Jadon Sancho ëstë një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Talenti anglez, që vjen nga moshat e Manchester City, ka preferuar të kërkojë fatin jashtë se të priste për një vend në pankinën e Pep Guardiola. Rezultatet thonë se ka patur plotësisht të drejtë, sepse anësori i Borussia Dortmund është bërë një yll e tani shumë skuadra kanë hedhur sytë mbi të. Nuk i mungojnë edhe sugjerimet, që vetë Sancho nuk resht së frymëzuari. Gjatë një lidhje direkte në Instagram, Sancho është zbavitur duke folur me tifozët, duke iu përgjigjur pyetjeve që i bëheshin. Ajo që në fakt i ra në sy të gjithëve ishte... një gllënkë ujë. Përse një gjest i tillë i thjeshtë do ishte një sinjal për të ardhmen e anglezit? Thjesht sepse dikush ia kërkoi. Në një klip, që u bë menjëherë viral, shihet një tifoz që i ka shkruar Sancho “pi një gllënkë ujë nëse do të shkosh tek Manchester United”. Rastësi apo zgjedhje e tij, por anglezi mori shishen dhe piu, duke cmendur tifozët e Red Devils. Tani ata janë 100% të bindur se Sancho do të kthehet në Manchester, edhe pse në kampin e kundërt me atë ku është rritur. Raporti me City u thye kur Guardiola nuk besoi tek ai. Për këtë, vetë tekniku spanjoll ka deklaruar se e shihte shumë të vështirë një rikthim të Sancho në Etihad, të paktën sa kohë të ishte ai në pankinë. Nëse gllënka e ujit është një tregues, atëherë Sancho është shumë pranë United. Vetë Solskjaer ka shpjeguar se pavarësisht koronavirus, shoqëria parashikon të bëjë një merkato të fuqishme, edhe pse të mundësh konkurencën nuk do të jetë e thjeshtë… si të pish një gllënkë ujë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI