Flash

Frank de Boer dhe dëshira e çmendur: "Nuk e kam koronavirus, por do doja ta kisha kaluar"

Lapsi.al 15 April 2020
Frank de Boer dhe dëshira e çmendur: "Nuk e kam koronavirus,

Frank de Boer, trajneri i Atlanta United në MLS, ka zbuluar se ka patur simptomat e koronavirus, edhe pse nuk ka qenë pozitiv ndaj Covid-19. Por ish-tekniku i Inter ka vazhduar më tej, duke e cuar idenë e tij në limite të logjikës. "Duke qenë se ndihmësi im dhe trajneri i portierëve nuk ishin ndjerë mirë, vendosëm të bënim testin dhe rezultova negativ. Por ndoshta do të preferoja të isha pozitiv, kështu tani do isha shëruar dhe imun".

Fjalë që bëjnë shumë të diskutohet edhe sepsé, për momentin, nuk është provuar ende se ata që janë infektuar nga virusi e pastaj janë shënuar, nuk mund të infektohen përsëri për shkak të imunitetit të krijuar.

Në fjalët e tij për AD, De Boer ka folur edhe për rifillimin e futbollit në Shtetet e Bashkuara: "Këtu jemi në fillim të kampionatit, që do të zgjasë deri në tetor. Pastaj një tjetër muaj playoff. Faktikisht ka më pak presion mbi kalendarin, e mund të organizohen edhe sfida të ndryshme kualifikuese, ndoshta duke përplasur skuadrat e Lindjes mes tyre e të njëjtën gjë për ato të Perëndimit, duke evituar udhëtimet nga njëra anë në tjetrën".

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI