Flash

"Klubet rrezikojnë falimentimin": trajneri shqiptar i Arminia Hannover bën paralelizmin me Superioren

Lapsi.al 15 April 2020
"Klubet rrezikojnë falimentimin": trajneri shqiptar i Arminia

Emergjenca koronavirus megjithatë duket tashmë si më e përballueshme, aq sa në Gjermani kanë nisur stërvitjet e para të klubeve, gjithnjë nën masa kujdesi, ndërsa nuk është e ndaluar dalja në ambjente të jashtme. Të gjithë kërkojnë normalitetin, për të mos pësuar humbje drastike ekonomike që për nivelet e larta kapin qindra milionë euro, por situata është edhe më e vështirë në ligat inferiore e narmalisht shumë klube rrezikojnë falimentimin. Skerdi Bejzade, ish-sulmuesi i Dinamos, Vllaznisë, Partizanit e Elbasanit, tani trajner i Arminia Hannover në Oberliga, niveli i pestë i futbollit gjerman, shpreh shqetësimin për situatën e krijuar. "Shumë klube rrezikojnë falimentimin, jo vetëm në ligat inferiore, por edhe shumë skuadra profesioniste. Mendimi im është se varet shumë nga sponsor, sa të fuqishëm janë ata, por mbetet për tu parë cfarë do të ndodhë sepse e kam të qartë që edhe në Shqipëri situata e klubeve nuk është më e mirë".

Deri në 19 prill nuk do të lejohet aktivitet sportiv në Gjermani, të paktën ky është vendimi i Federatës, një datë që është e afërt, por që me shumë mundësi nuk do të shtyhet më tej. Bejzade tregon planin stërvitor, që nuk është individual, por është vazhdimisht i ndryshueshëm: "Ne kemi një grup Ëhatsapp, ku komunikojmë - sqaron tekniku i Arminias - Edhe planin stërvitore e kemi njësoj, por, në fakt, nuk e dinim sa do zgjaste kjo situatë. Deri në 19 prill sipas njoftimit të Federatës nuk do zhvillohet asnjë stërvitje, kështu që vazhdojmë të ndryshojmë stërvitjen për të qenë gati".

Arminia Hannover, klub ku Bejzade ka qenë edhe lojtar, renditet në vendin e 13 nga 18 skuadra me 23 pikë, edhe pse duhet thënë se nga vendi i tetë e ndajnë vetëm dy distanca, që skuadra e teknikut shqiptar shpreson ti rikuperojë me rifillimin e kampionatit.

Të këshilluara

Giroud vendos kushte: Inter gati ti plotësojë

Në kushtet në të cilat ndodhet futbolli, rëndësi ka vendosmëria e lëvizjes. E tani që rivalët e padëshirueshëm janë bërë mënjanë, insistimi i gjatë i Inter për ...

11:56

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI