Flash

Sondazhi katastrofë, Raiola mposht Cruijff: është ai hollandezi më influent në futboll

Lapsi.al 15 April 2020
Sondazhi katastrofë, Raiola mposht Cruijff: është ai hollandezi

Mino Raiola mposht Johan Cruijff. Vështirë të besohet, por ndodhi vërtetë: menaxheri i fuqishëm i futbollistëve, që ka mes të asistuarve të tij emra si Ibrahimovic, Pogba, de Ligt, Donnarumma e Balotelli, është hollandezi që ka patur influencën më të madhe në botën e futbollit, sipas një sondazhi të revistës 'Voetbal International'. Raiola ka kaluar madje edhe lojtarët e Ajax e të kombëtares hollandeze të viteve '70, Cruijff të parin, që krijuan 'revolucionin' e futbollit total. Në klasifikimin special Raiola, 52 vjec, që ka pashaportë si hollandeze ashtu dhe italiane, ka lënë pas Ronald Koeman e Cruijff, që u nda nga jeta katër vjet më parë.

"Nuk jam një ikonë si Cruijff që me idetë e tij ndryshoi futbollin e influenca e tij zgjati 50 vjet e reziston ende pas vdekjes së tij. Kështu që fakti që e kam kaluar është dicka e vecantë, që më bën krenar - komentoi Raiola - sepse është dashur kohë përpara se publiku të më kuptojë". Renditja e 'Voetbal International' është formuar përmes votimeve të ekspertëve të ndryshëm, që i janë përgjigjur pyetjes: "Cilët janë 10 hollandezët që kanë lënë më shumë gjurmë në futboll?". Në top-50 të revistës bëjnë pjesë futbollistë, trajnerë, drejtorë sportivë, drejtues, arbitra e ekspertë marketingu lidhur me klubet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI