Flash

Gjest fantastik i Manchester United: Old Trafford bëhet Blu, në mbështetje të heronjve të shëndetësisë

Lapsi.al 16 April 2020
Gjest fantastik i Manchester United: Old Trafford bëhet Blu, në
Manchester United e kanë ngjyrosur stadiumin e tyre mitik Old Trafford në blu, në mbështetje të heronjve të shëndetësisë, që po luftojnë koronavirus, në një demonstrim të pabesueshëm uniteti. Teatri i Ëndërrave ka ndricuar enkas gërmat N, H e S – në mbishkrimin Manchester United në hyrje të stadiumit, në përkrahje të punonjësve të shëndetësisë. Djajtë e Kuq e kanë ngjyrosur tashmë stadiumin e tyre me blu, ngjyra e rivalëve të qytetit Manchester City, për të respektuar punën e palodhur të mjekëve e infermierëve. Red Devils kanë punuar fort për të ndihmuar mjekët e infermierët gjatë pandemisë së koronavirus. Klubi i ka ofruar strukturat e Old Trafford për të ndihmuar ata që janë në nevojë, ndërsa i kanë vënë në dispozicion 16 mjete për të shpërndarë dhurata dhe ndihma mjekësore për spitalet e qytetit. Tifozët e kanë adhuruar punën e bërë nga United gjatë emergjencës koronavirus e tashmë kreditet e klubit vetëm mund të rriten. Man Utd ka postuar në Tëeeter një foto të stadiumit me dedikimin: “Nuk mund të kesh Manchester pa NHS. #QendroNëShtëpiShpëtoJetë #MbroNHS #GjithmonëBashkë”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI