Flash

Gjiganti i shitjeve online kërkon emrin e stadiumit të Tottenham: Levy dëshiron 250 milionë stërlina

Lapsi.al 16 April 2020
Gjiganti i shitjeve online kërkon emrin e stadiumit të Tottenham: Levy

Që kur është inauguruar gjatë sezonit të kaluar, stadiumi i Tottenham është në kërkim të një emri, që natyrisht lidhet me një sponsor. Zgjiedhja mund të jetë fare pranë dhe ka emrin e kolosit të shitjeve online: Amazon. Janë disa opsionet që po marrin në konsideratë Spurs për të ashtuquajturën "të drejtën e emrit", por lidhja mes Amazon e skuadrës së Londrës shkon përtej, duke parë edhe bashkëpunimin për të realizuar një dokumentar për të rrëfyer prapaskenat e sezonit. Kërkesa e presidentit Levy megjithatë është 250 milionë stërlina.

Stadiumi i Tottenham përbëhet nga 9 kate e mund të mirëpresë ekzaktësisht 62 062 persona. Kosto e llogaritur për impiantin kalon 1 miliard stërlina, mes strukturave e veprave aksesoriale që e bëjnë stadiumin më avangard në botë. Pa harruar fushën, totalisht të cmontueshme, për momentet kur Spurs nuk do të luajnë dhe do ti lënë hapësirën eventeve të ndryshme apo koncerteve. Nëntë katet e stadiumit janë të lidhura me shkallë të lëvizshme dhe ashensorë, me disa lounge e një restorant me yje Michelin, përvec birrarisë së brendshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI