Flash

Inter, me Lautaron do të ndërtojë një skuadër: Arthur, Aleñá Semedo ose Firpo kërkesat për Barcelonën

Lapsi.al 16 April 2020
Inter, me Lautaron do të ndërtojë një skuadër: Arthur,

Nëse Lautaro do të shkojë tek Barcellona, Inter do të kërkojë të marrë maksimumin nga shitja e sulmuesit, edhe pse ndarja do të jetë e dhimbshme. Klauzola thotë 111 milionë, shifër që Barcellona mund të mos e garantojë dot, duke parë situatën aktuale financiare, të komplikuar nga emergjenca koronavirus. E kështu, për të balancuar kërkesën me ofertën do të jetë e nevojshme përfshirja në tratativë e një apo dy lojtarëve për tu shkëmbyer. Emri i Antoine Griezmann ishte i lidhur më tepër si një provokim, ndërsa me mendje të qetë duket një situata komplekse: francezi, kampion bote, fiton 17 milionë në sezon, ndërsa catia ku arrin Inter është dicka më pak se 10 (përfshirë bonus).

Profili më prestigjoz është mesfushori brazilian Arthur: 23 vjec, teknik, dinamizëm e orientim taktik në shërbim të skuadrës. M pak fjalë, një identikit perfekt për ti dhënë mesfushës zikaltër kapërcimin në kualitet. Por Arthur konsiderohet i pashitshëm nga klubi e vetë lojtari nuk ka lënë kurrë të kuptohet se dëshiron të ndryshojë ambjent. Kështu, alternativat janë Nelson Semedo, mbrojtësi i djathtë 26 vjecar portugez, me shumë eksperiencë ndërkombëtare. Në të majtë është Junior Firpo, 23 vjec, kampion Europe U21: në fazën ofensive i jashtëzakonshëm, për tu parë ajo difensive. Por zgjedhja më e mirë mund të jetë ajo për të vënë duart mbi një talent të dalë së fundmi nga akademia e famshme blaugrana. Carles Aleñá, mesfushori i datëlindjes ‘98 është një talent i pastër, por nuk duhet harruar edhe Marc Cucurella, 21 vjecar, majtosh, që këtë vit shpërtheu në huazim tek Getafe.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI