Flash

"Kujdes sforcimin në rinisje", ish-fizioterapisti i kombëtares jep alarmin: ja çfarë dëmtimesh rrezikojnë lojtarët

Lapsi.al 16 April 2020
"Kujdes sforcimin në rinisje", ish-fizioterapisti i

Deri tani nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka një datë për rifillimin e stërvitjes e aq më pak kampionatit, por me sugjerimet e UEFA sezonet duhen cuar në fund dhe në kampionatet e rëndësishme, fillimi i majit mund të jetë koha e duhur për të rinisur stërvitjet dhe tre javë për të rimarrë formën. Ndjesia është se pritja nuk do të jetë edhe shumë e gjatë, gjithnjë shoqëruar nën masa sigurie sepse shëndeti është prioritar, por në momentin e aprovimit duhet bërë kujdes në rinisjen e stërvitjeve.

Ish-fizioterapisti i Kombëtares, Perli Rusi, paralajmëron se lojtarët nuk janë absolutisht gati me stërvitjen e shtëpisë dhe se vetëm me një javë inaktivitet lojtarët e humbin plotësisht gjendjen fizike: "Është benefit për cilindo stërvitja në kushte shtëpie - thotë ish-mjeku i Partizanit, Dinamos e Kukësit - por kjo nuk e zëvendëson ngarkesën përpara një ndeshje. Është shumë e vështirë sepse gjendja fizike e një lojtari bie menjëherë. Kemi rastin për kur në një pauzë 7 ditore dhe lojtari e humbet krejtësisht formën fizike e jo më kaq gjatë. Është e sigurtë që nuk janë gati".

Sepse në fakt tani nuk flitet për një javë, por për praktikisht dy muaj inaktivitet gjë që e bën situatën shumë delikate. Sipas Rusit duhen bërë ekzaminime të kujdeshme dhe të ndërtohet një program specifik për të kthyer në formë lojtarët, në mënyrë që të shohim një kampionat me nivel: "Pas dy muajsh pa stërvitje duhen bërë ekzaminimet e sakta për cdo futbollist për të parë gjendjen e tyre dhe për të parë sa aktivitet kanë kryer edhe në kushte shtëpie. Pastaj duhet të përllogaritet një program që, për mua, duhet të jetë sikur sportisti të mos ketë bërë fare stërvitje. Pra duhet një fazë e plotë përgatitore dhe jo një minifazë, ashtu si bëhet në fund të kampionatit kur pas 10 ditësh pa stërvitje rinisin përgatitjet, e jo më tani pas dy muajsh".

Në këtë pikë, kur të gjithë mundohen të arrijnë kufijtë kohorë, për të mos kompromentuar sezonin e ardhshëm, apeli i Rusit është rreziku i lartë i dëmtimit të futbollistëve për shkak të sforcimit: pas muajve në inaktivitet, nuk duhen djegur etapat e marrjes së formës, për më tepër që klima e nxehtë nuk e ndihmon aspak: "Në qoftë se do të djegim etapat atëherë do të kemi trauma nga më të ndryshmet, sepse edhe temperaturat e nxehta nuk janë ndihmë. Trupi ka më shumë nevojë për elektrolite, sepse harxhon më shumë, djersit më shumë e lodhet më shumë. Pra një fazë përgatitore e përshpejtuar rrezikon lojtarët që ti ekspozohen kontrakturave, tërheqjet, strapot apo rupturat. Duhet patur parasysh se një e tillë, me pak ndeshje që kanë mbetur, afërsisht një fazë, mund ti humbasë lojtarëve kampionatin" përfundoi Rusi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI