Flash

Mbante veshjen e punës me emrin e sulmuesit: Dzeko i dhuron fanellën infermierit

Lapsi.al 16 April 2020
Mbante veshjen e punës me emrin e sulmuesit: Dzeko i dhuron fanellën

Në një intervistë për të përditshmen ceke "Sport" Edin Dzeko ka folur për eksperiencën e tij në Republikën Ceke, në moshën 20 vjecare: "Falë asaj aventure munda të realizoj ëndërrat e mia të fëmijërisë. Kur fëmijët e mi të rriten do të sjell që ta njohin këtë vend". Në pritje që kjo të ndodhë - e që të mbërrijë edhe trashëgimtari i katërt, vajza e tretë - kapiteni i Romës ka dashur të realizojë një tjetër ëndërr, që lidhet pjesërisht me koronavirus. Dzeko, dy ditë më parë, lexoi historinë e Giuseppe, një infermier në Potenza në vijën e parë të luftës kundër Covid 19. Për të bërë të lumtur djalin e tij, Alfredo, 5 vjec, e për ta bërë më pak të rëndë për të gjithë këtë situatë, infermieri kishte shkruar mbi veshjen e tij "Dzeko 9", një mënyrë për të patur akoma edhe më shumë forcë e kurajo në këto ditë të vështira.

Foto është parë nga Dzeko e nga familja e tij që, sapo lexuan historinë, kanë dashur të bëjnë pjesën e tyre. E kështu i kanë dërguar të atit e djalit të tij një fanellë blu me numrin 9 të sulmuesit, shoqëruar me një dedikim. Një gjest i vogël me vlerë të madhe për një familje që në këtë moment është e ndarë - babi praktikisht gjithnjë në punë, vogëlushi në shtëpi -, por që i bashkon dashuria për Romën e për gjigantin boshnjak që mbërriti në Itali 5 vjet më parë dhe është bërë tashmë si një roman i adoptuar.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI