Flash

Manipulimi / Rama i "vjedh famën" Mariza Ikonomit dhe Luan Zhegut

Lapsi.al 17 April 2020
Manipulimi / Rama i "vjedh famën" Mariza Ikonomit dhe Luan Zhegut

Nga njëherë janë detajet e vogla ato që tregojnë shumë më tepër se 1000 fjalë. Dhe një detaj i tillë është shumë i vlefshëm për të kuptuar se në çfarë republike të personalizuar jetojmë. Historia është sa sublime aq edhe banale.

Dy këngëtarë të brezave të ndryshëm, por të dy tepër popullorë jo vetëm në gjeneratën e tyre, Mariza Ikonomi dhe Luan Zhegu, vendosën të ndërrmarrin një nismë shumë të bukur. Në këtë kohë pandemie ata menduan të ringjallin një këngë të famshme të periudhës së komunizmit, kompozuar nga Aleksandër Peçi dhe me fjalë të Xhevahir Spahiut: "Si zogj me cicërima".

Kësaj melodie, dikur të kënduar nga Zhegu dhe Liliana Kondakçi,  nisma aktuale vendosi ti shtojë edhe zërat e fëmijëve të shtëpisë së fëmijës "Zyber Hallulli", në Tiranë (Ketu poshtë).

https://youtu.be/vpWCX1kt4CI

Kenga e Mariza Ikonomit dhe Luan Zhegut. Poshte versioni origjinal i kenduar me Liliana Kondakçi

https://youtu.be/nLZZJNPyyqc

E gjitha qe nje gjetje për tu duartrokitur. Ajo u publikua rreth një ditë e gjysëm më parë ne rrjetet sociale.

Por, për çudi jehona e saj gjetjeje ishte shumë e vogël në media. Sa keq, do thoshte dikush që kërkon pak optimizëm në këto ditë të vështira!

Por çfarë ndodhi?

Mëngjesin e sotëm menjëherë, "Si zogj me cicërima", pushtoi me gërma të mëdha titujt e gjithë mediave. Por, ashtu siç shikohet edhe nga faksimilet e titujve më poshtë, lajmi nuk kishte të bënte me nismën e dy këngëtarëve, por me faktin se ajo i kishte pëlqyer vetë udhëheqësit Edi Rama. Po ti lexosh, një nga një, të gjithë titujt, ato nuk kanë në qendër as fëmijët jetimë, as Luanin dhe as Marizën, por postimin që ka bërë në Facebook kryeministri: "Duhet shumë pak përpjekje për të dhënë dashuri dhe shumë zemër. Tamam si në këtë këngë! Një klip nga “Zyber Hallulli” për të na dhënë zemër ne të mëdhenjve".

Konkluzioni është i qartë, mediat në këtë vend nuk të japin çertifikatë vlerësimi, po su vlerësove më parë nga kryeministria.

Prandaj pyetja është si do të qe fati i kësaj përpjekje artistike sikur mos i kishte pëlqyer vetë atij të madhit? A do lihej kjo këngë e kohës së komunizmit në heshtje ashtu siç liheshin atëherë këngët që nuk i pëlqenin udhëheqësit?

Për fatin e tyre të mirë Luan Zhegu dhe Mariza Ikonomi e shpëtuan famën e punës së tyre, se këngën ua postojë Rama. Falë këtij postimi, ajo u shpërnda në të gjitha mediat. Por, në këtë rast "fati" i dy këngëtarëve është nga ato detajet e vogla që shpërbejnë për të na kujtuar se në çfarë vendi të personalizuar jetojmë, ku njësoj si me artistët e mesjetës, vepra e tyre nuk ka vlerë po nuk e pëlqeu feudali i zonës.

©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI