Flash

Setien i pangopur: "Bindim Messi të qendrojë, marrim Lautaro e Neymar"

Lapsi.al 17 April 2020
Setien i pangopur: "Bindim Messi të qendrojë, marrim Lautaro e

Quique Setien nuk ka asnjë qëllim të privohet nga Lionel Messi: "Nëse do ta kem me vete vitin e ardhshëm? Shpresoj shumë - ka thënë ai për mikrofonët e Cadena Ser - Do ta bindim të qendrojë duke i treguar se kemi një projekt fitues". Një projekt që duhet të kalojë natyrisht nga blerje të rëndësishme, sipas asaj që pranon vetë tekniku blaugrana: "Neymar apo Lautaro Martinez? Për mua shumë mirë të dy...".

Setien nuk e ka fshehur që braziliani i PSG është një objektiv konkret, por edhe e ka parë në sy realitetin: "Mua më pëlqejnë të gjithë futbollistët e mëdhenj e Neymar është i tillë - ka theksuar gjatë një video interviste me radion katalanase - Për të parë nëse spekullimet të konkretizohen, duhet të presim e të kuptojmë në cfarë situatë do të jenë klubet pas kësaj emergjence".

Ish-Betis megjithatë ka hapur një skenar të papritur, duke shprehur vlerësimin e tij për Coutinho, aktualisht në huazim tek Bayern: "Është një futbollist i madh, por kemi edhe Rafinha që është në huazim (tek Celta Vigo), Aleñá (tek Betis) e të tjerë lojtarë të rinj... Nuk mund të qendrojnë të gjithë natyrisht. Ka ende shumë gjëra për të sqaruar. Për më tepër nuk e dimë cfarë ka ndërmend të bëjë Bayern, që ka opsionin për ta mbajtur".

Në fund edhe një koment për Rakitic, për të cilin është folur shumë në lidhje me situatat e merkatos, ku nuk mungojnë admiruesit nga Italia: "Unë nuk kam patur kurrë informacion mbi faktin se ai dëshiron të largohet nga klubi, as ai vetë nuk ma ka komunikuar kurrë. Me mua ka luajtur gjithnjë shumë e mund të vazhdojë ta bëjë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI