Flash

Tifozi i vogël humb jetën nga kanceri, Dzeko shkruan letrën prekëse: "Je frymëzimi im"

Lapsi.al 17 April 2020
Tifozi i vogël humb jetën nga kanceri, Dzeko shkruan letrën

Me një gjendje emocionale të ngarkuar, Edin Dzeko ka dashur ti japë lamtumirën Eman Salic, tifozit të vogël boshnjak prej një viti i sëmurë me kancer që u shua të enjten, pa arritur të kurorëzojë ëndërrën e tij të madhe për të takuar sulmuesin e Romës e kombëtares së Bosnjes. " I dashur Eman, vetëm një vit më parë, duhet të ishim takuar dhe njohur. Fatkeqësisht, sëmundja ta ndaloi - shkruan shtatlarti - Për mua është një ditë e zezë, sepse mora lajmin e ikjes tënde të parakohshme. Nuk arrita të të thosha sa krenar isha për ty. Je frymëzimi im, lufta jote ishte heroike".

POSTIMI I DZEKO

“I dashur Eman, vetëm një vit më parë, duhet të ishim takuar dhe njohur. Fatkeqësisht, sëmundja ta ndaloi e u detyrove të qendrojë në shtrat në spital. E kështu komunikuam me video-mesazh që e kujtoj se të ishte dje. Më thanë se ishe shumë i lumtur e se buzëqeshe gjithë ditën. Kujtoj që ishte edhe një ditë e bukur, me diell! Sot ishte një ditë e ngjashme, të paktën për motin, por për mua është një ditë e zezë, sepse mora lajmin e ikjes tënde të parakohshme. Nuk arrita të të thosha sa krenar isha për ty, vogëlush kurajoz, që luftove kundër kësaj sëmundje të tmerrshme. Je frymëzimi im e nuk do ta harroj kurrë buzëqeshjen tënde të sjellshme dhe sytë lozonjarë. Nuk arrij aq ta imagjinoj dhimbjen e prindërve të tu, lufta jote ishte heroike. Tani je në një vend më të mirë, ku asgjë nuk mund të të bëjë keq, na le kujtimin e një djaloshi kurajoz e të vendosur që kishte një zemër të madhe sa bota”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI