Flash

"Jam mjeshtër i larjes së pjatave, por jo i kravatës!": njihuni me sfidat e reja të Klopp

Lapsi.al 18 April 2020
"Jam mjeshtër i larjes së pjatave, por jo i kravatës!":

Me lojtarët e tij, në këtë periudhë izolimi në pritje të rifillojë loja, tekniku i Liverpool Jurgen Klopp nuk është aspak ngacmues. Më tepër i dërgon atyre video që i kujton triumfin në edicionin e fundit të Champions e ndeshjet e mëdha të luajtura, me shpresën për të përjetuar të tjera njësoj. Problemi është si të kalojë kohën deri atëherë... E kështu Klopp i dedidkohet përditshmërisë: "Bëj gjëra të paprovuara më parë. Detyra ime aktuale është të laj pjatat, më pëlqen e jam bërë mjeshtër i lavapjatës - ka treguar gjermani për faqen zyrtare të Reds - Kam përgatitur vezët e mia të rrahura, ime shoqe Ulla nuk mbeti vecanërisht e impresionuar, se nuk më kërkoi ti ribëja".

Por tekniku gjerman ka mbi të gjitha për të fituar një sfidë me vetveten: "Jam 52 vjec e akoma nuk di si të bëj nyjen e kravatës. Por unë e im bir Dennis do impenjohemi shumë e ju garantoj se pas shtatë ditësh do e kem mësuar. Do më duhet kjo kohë - bën humor Klopp - sepse bëhet fjalë për një lëvizje që duart e mia nuk janë mësuar ta bëjnë". Izolimi, duke qenë se në Angli mund të vrapojë pranë shtëpisë, e ka ndihmuar të ndjejë kënaqësinë e të qenit i lirë. "Jetoj në një zonë të bukur dhe është kënaqësi të vraposh këtu përreth për një orë: e ndjej se nëse do të më ndalonin, do e ndjeja tmerrësisht mungesën".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI