Flash

Misteri Higuain në kampin e Juventus: sulmuesi kërkon të qendrojë në Argjentinë

Lapsi.al 18 April 2020
Misteri Higuain në kampin e Juventus: sulmuesi kërkon të

Paqartësi mbi situatën e Gonzalo Higuain në shtëpinë e Juventus. Sulmuesi argjentinas, i kthyer në vendlindje me lejen e klubit në 19 mars, për të qendruar pranë të ëmës së sëmurë e për të kaluar me familjen izolimin, la frikë nga koronavirus dhe e konsideron të rrezikshëm kthimin në Itali. Pipita i ka kërkuar klubit të vlerësojë cdo mundësi për të shtyrë më tej rikthimin, apo edhe për të mos u kthyer fare. Juventus për momentin nuk ka dhënë asnjë komunikatë zyrtare, pret që të ketë sigurinë se stërvitjet do të rifillojnë në 4 maj, por në Continassa po përgatiten për rifillimin dhe kështu së shpejti do të mbërrijë edhe grumbullimi për Higuain.

Për momentin nuk ka asnjë tratativë mes klubit bardhezi e sulmuesit argjentinas, por nëse Higuain, pavarësisht grumbullimit, do të vendoste të mos kthehej, klubi do të aplikonte rregulloren e brendshme. Një cështje që mund të hedhë hije të tjerë mbi të ardhmen juventine të Pipita (kontrata e të cilit skadon në 2021 e peshon në bilancin e kampionëve të Italisë për 15 milionë euro), që ka oferta nga Katar e nga SHBA. Ndërkohë, në orët e ardhshme priten në Torino lojtarët e parë të huaj: Miralem Pjanic e Douglas Costa.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI