Flash

"Në 8-9 ditë familja ime u sëmur": De Bruyne beson se infektimi ndodhi në karantinë

Lapsi.al 18 April 2020
"Në 8-9 ditë familja ime u sëmur": De Bruyne beson se

Kevin De Bruyne mund të ketë rënë në kontakt me koronavirus gjatë karantinës me familjen. Ka qenë vetë mesfushori belg i Manchester City që ka zbuluar situatën e frikshme gjatë një interviste për Sky Sports UK. “Në fillim të 'lockdoën' familja ime u sëmur për 8 apo 9 ditë - shpjegoi ai -. Nisi me djalin më të vogël, pastaj më të madhin e në fund gruan time, por nuk e di nëse kishim apo jo koronavirus. Për fat e kaluam dhe dy apo tre javët e fundit kanë qenë vërtetë të mira, kemi gjetur një rutinë e jemi në rregull kështu".

Mesfushori strategjik i skuadrës së Guardiolas tregon karantinën e tij. "Dy javët e para ishin të cuditshme sepse nuk e dija cfarë do të ndodhte - shtoi ai - Kështu arrita të siguroj një tapis roulant për tu stërvitur në shtëpi. Kam bërë not, sepse kam fatin të kem një pishinë në katin e poshtëm. Tani bëj vrap e me ditë alternoj notin e suhtrimet e tjera. Nuk jam tipi që ulem një apo dy orë në palestër. Mërzitem ti bëj gjërat vetëm, kështu që preferoj të vrapoj, ku merrem me veten duke dëgjuar muzikë".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI