Flash

Sarri ka një rival të ri: "Ëndërroj Juventus, por jo për miqësinë me Agnelli-n"

Lapsi.al 18 April 2020
Sarri ka një rival të ri: "Ëndërroj Juventus, por jo

Paulo Sousa nuk i fsheh ambicjet e tij: "Kam ëndërruar gjithnjë një skuadër që të më japë mundësinë të stërvis kampionë e të provoj të fitoj e Juventus është padyshim i tillë", ka thënë tekniku aktual i Bordeaux për Tuttusport. Sousa ka theksuar se nuk është në kërkim të rrugës shkurt për të arritur tek bardhezinjtë: "Nuk do të doja të arrija kurrë tek Juventus për miqësinë që kam me presidentin Agnelli - shpjegoi ai - Më pëlqen që një ditë ta meritoj atë pankinë, sepse besojnë se mund të jap dicka".

Ish-trajneri i Fiorentinës ka dhënë mendimin e tij edhe mbi administrimin teknik aktual të bardhezinjve, me të cilët portugezi është shpallur kampion Europe në 1996: "Sarri ishte një zgjedhje kurajoze, por shumë e mirë. Është një trajner i shkëlqyer, që sipas meje ka lënë gjurmën e tij në futboll, për lojën që propozon e për mënyrën e të qenit. Personalisht ka qenë gjithnjë bukur të përballesha me të, sepse është një trajner që të stimulon një mendim futbollistik superior. Besoj se është një fitues, si tregoi tek Chelsea".

Fjalë admirimi për Cristiano Ronaldo: "Ai e Juve janë bërë pëqr njëri tjetrin. E njëjta kulturë pune, i njëjti mentalitet, i njëjti organizim për të arritur një objektiv: fitoren. Duke veshur fanellën bardhezi ka bërë ndodhta zgjedhjen më të mirë në karrierë. Lajtar i pashtershëm? Ndoshta po".

Pastaj edhe një batutë për Chiesa, që Sousa e ka parë të rritet: "Jam i bindur se do të bëhet një kampion, i ka të gjithë kualitetet e karakteristikat e nëse do të shkojë në një klub të madh si Juventus do të ishte avantazh edhe më i madh, sepse në kontakt me kampionë të mëdhenj, mund të frymëzohet e të mësojë. Ai është tipi që i pëlqen të mësojë, e shoh mirë në një klub të madh".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI