Flash

Analiza/ Koronavirusi, shpëtim apo shkaku që Europa do të shembet

Lapsi.al 19 April 2020
Analiza/ Koronavirusi, shpëtim apo shkaku që Europa do të shembet

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një paralajmërim të fortë për homologët e tij të BE kur tha se blloku po përballet me një "moment të së vërtetës". Ai argumentonte se kriza COVID-19 ka forcuar nevojën për solidaritet më të madh midis vendeve anëtare të BE-së, veçanërisht atyre vendeve që janë më të rrezikuar nga efektet ekonomike ku përfshihen Spanja, Italia dhe Portugalia.

Udhëheqësi francez shtoi se "tani ishte koha e duhur për të lëshuar “korona-bond”-in i cili do të bashkonte borxhin e shteteve anëtare dhe do të zvogëlonte barrën mbi to. Atëherë blloku mund të lëshojë një borxh të përbashkët me një garanci të përbashkët. Por, Austria, Holanda dhe Gjermania e kundërshtojnë këtë plan.

Teksa Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u detyrua të kërkojë një falje të fortë për Italinë për mënyrën se si BE-ja i është përgjigjur kërkesës së këtij vendi për ndihmë gjatë kësaj kohe, Macron beson se nëse blloku nuk bie dakord që të lëshojë “korona-bond” nuk do të jetë larg fundi i eurozonës.

Në fillim të këtij muaji, ministrat e financave të BE arritën dakordësinë për një paketë mbështetëse prej 438 miliardë £ për kombet më të prekura nga pandemia dhe një përfitim 240 miliardë euro në kredi përmes Mekanizmit Evropian të Stabilitetit. Sidoqoftë, këto vendime nuk kanë arritur të frenojnë tensionet e vazhdueshme midis vendeve të Evropës.

Analisti Andreas Kluth thotë për Bloomberg se koronabondi mund ta shpëtojë ose mund ta fundosë Eurozonën. Vende të tilla si Spanja dhe Italia, të cilat vuajnë më shumë nga koronavirusi, do të kishin qasje më të lirë në paratë e nevojshme për t'u rikuperuar. Por Gjermania, e cila merr hua me norma negative, do të paguante vetëm kosto me interes më të lartë. Dhe kjo situatë nuk do të ishte kaq e lehtë.

Ndaj vendet e Europës Veriore tremben se qeveritë e Europës Jugore do të mund të taksojnë më pak qytetarët e tyre dhe të shpenzojnë më shumë duke ditur që do të kishe vende si Gjermania që do të paguanin kreditorët.

Atëherë ku po shkon Eurozona? 

Kluth thekson se ka dy skenarë si eurozona mund të shkatërrohet në të ardhmen. Nëse veriu kundërshton me të gjitha format emetimin e borxhit gjë që do të çojë në një rritje të mbështetjes për politikanë si Matteo Salvini, thotë se do të heqë vendin e tij nga euro dhe që pranon para nga Kina.

Në krahun tjetër për shkak se shumë vende të Evropës Veriore janë të pakënaqur që të paguajnë për shtetet e jugut, qeveritë nacionaliste në veri mund të braktisnin eurozonën. Sido që të jetë, Macron ka të drejtë - një marrëveshje e thellë duhet bërë për daljen nga kjo krizë, përndryshe shanset që BE të shembet do të rriten. ©Nga InsideOver përktheu LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI