Flash

Ronaldo rrezikon në Madeira: vatra e Koronavirus 20 km nga vila e tij

Lapsi.al 19 April 2020
Ronaldo rrezikon në Madeira: vatra e Koronavirus 20 km nga vila e tij

Bie alarmi për Cristiano Ronaldo. Ishulli i Madeira, ku ndodhet aktualisht portugezi, mund të mos jetë një nga vendet më të sigurtë të Portugalisë për të evituar rreziqet e infektimit nga Koronavirus. Sipas asaj që bëjnë të ditur disa 'media' portugeze është zbuluar një vatër infektimi me mbi dhjetë raste në Camera do Lobos, një qytezë në perëndim të qendrës Funchal, ku është vila në të cilën CR7 jeton me familjen e tij.

Autoritetet lokale kanë vendosur menjëherë një kordon shëndetësor rreth Camera dos Lobos, duke izoluar 18mijë banorët në pritje të kuptohet grada e infektimit e për të mos e lënë të dalë nga kjo vatër. Vila e Cristiano Ronaldo është rreth 20 kilometra nga zona e kuqe. Në ditët e ardhshme asi portugez i Juventus duhet të kthehet në Torino në vigjilje të rinisjes së stërvitjeve, duke iu nënshtruar si të gjithë lojtarëve që janë larguar nga Italia një karantine 14 ditore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI