Flash

Wuhan Zall në shtëpi pas 3 muajsh: në epiqendrën e virusit skuadrën e presin qindra tifozë

Lapsi.al 19 April 2020
Wuhan Zall në shtëpi pas 3 muajsh: në epiqendrën e virusit

Pas më shumë se tre muajsh largim, 104 ditë saktësisht, Wuhan Zall, skuadra e qytetit kinez epiqendër e pandemisë së Covid-19, është kthyer në shtëpi. Lojtarët e stafi kanë mbërritur në stacionin kryesor të qytetit me një tren super të shpejtë që vinte nga Guangzhou. I kanë mirëpritur teknikun Josè Gonzalez e futbollistët, të gjithë me maska, qindra tifozë që kanë kënduar në nder të skuadrës, duke i dhuruar edhe lule idhujve të tyre.

"Pas më shumë se tre mujash nëpër botë, më në fund grupi i Wuhan Zall ka vënë këmbë në qytet - shkruan një zëdhënës i klubit -. Tani lojtarët vendas do të qendrojnë disa ditë me familjarët e tyre, që nuk i kanë parë prej kohësh, e të cilët i falenderojmë për mbështetjen e tyre".

Nga e mërkura e ardhshme, 22 prill, Wuhan Zall do të kthehet në stërvitje, edhe pse nuk është saktësuar ende data e rifillimit të Chinese Superleague. Zall po përgatitej për kampionatin në shtëpi e më pas në Guangzhou kur, për për shkak të shtrirjes së infektimit dhe kufizimeve të bëra, në fund të janarit vendosi të fluturonte në Spanjë, në Malaga, për të vazhduar aty përgatitjet, pavarësisht mosbesimit fillestar të spanjollëve: "lojtarët e mi nuk janë bartës", u detyrua të thotë Gonzalez.

Por me mbërritjen e koronavirus në Spanjë, skuadra e Wuhan vendosi të kthehet në shtëpi, ku të dhënat ishin në rënie të dukshme. Mbyllja e kufirit iberikë e anullimi i shumë fluturimeve bënë që skuadra të qendronte në stand by në Gjermani para se të merrte avionin për Kinë. Kur mbërriti në Shenzen, i gjithë delegacioni i Zall u futën në karantinë për tre javë, përpara se të spostoheshin në Foshan, për të rifilluar stërvitjen. Vetëm një ditë më parë Zall u lejua të merrte trenin për Wuhan, me 11 milionë banorë, ku tani është festë për kthimin e skuadrës në qytet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI