Flash

Christian Panucci nuk shkëlqeu me Shqipërinë, por jep mend për kampionatin italian

Lapsi.al 20 April 2020
Christian Panucci nuk shkëlqeu me Shqipërinë, por jep mend

Për mikrofonët e Il Milanista.it ka folur ekskluzivisht Christian Panucci, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, i shkarkuar për rezultate të dobëta e i zëvendësuar nga Edy Reja në pankinën kuqezi. Disfata me Shqipërisë nuk e ka penguar ish-mbrojtësin e Milan të diskutojë me disa argomente të rëndësishme për kampionatin italian, mbi të gjitha për mundësinë e rinisjes së Serie A.

Në Gjermani po rifillojnë kampionatet. Është e mundur në Itali?

Me gjithë masat e sigurisë që duhen, do të thosha se mund të rifillojmë. Në Itali ka një situatë ndryshe në krahasim me Gjermaninë, është e vërtetë. Në veri ka ende shumë jetë të humbura, edhe në Ligurian time. Ka ende shumë zona të kuqe. Me metodat e adoptuara, duke limituar në minimum kontaktet, besoj se mund të bëhet, duke konsideruar se përgjithësisht është një virus që nuk është invaziv apo shumë agresiv mbi të rinjtë.

Kampionati do të mbarojë në një farë mënyre, duke parë edhe zbraztinë në rregullore. Cfarë mendon?

Nëse shkojmë në burimin e situatës, flasim për shëndetin. Bëhet gjithcka e komplikuar. Nëse ka një vend në botë ku janë të gjithë të monitoruar e të kontrolluar, është Italia. Por përpara një problemi shëndeti, kaq shkatërrues, është vështirë të bësh gjënë e duhur. Duhet mbyllur sezoni, jam dakord, por pa luajtur me shëndetin. Duhet përdorur koka e të bëjmë zgjedhje që ti mbrojmë të gjithë. Por jam i sigurtë se, nëse rifillohet, e kur të fillohet, do të jetë sepse janë kushtet për ta bërë.

Sa koha i duhet një lojtari për tu kthyer në formë?

Faza përgatitore është 40 giorni. Lojtarët kanë ndaluar prej shumë më tepër kohë se pushimet e verës e edhe pse po stërviten në shtëpi nuk është kurrë si ndeshja. Por diskutimi është ndryshe nga skuadra në skuadër. Lazio është një skuadër e rëndë, për shembull. Një skuadër e rëndë si Lazio ka nevojë për më shumë kohë në krahasim me një të zhdërvjellët si Napoli, që do të rinisë më mirë. Totaliteti i kileve të Lazios e bëjnë atë një skuadër të “rëndë” e që ka nevojë për më shumë kohë. Ka një cështje të fibrave muskulare. Një skuadër për tu futur në formën e duhur ka nevojë për 400-500 minuta miqësore. Të gjitha këto mi ka mësuar Capello.

Bardhezinjtë përsëri favoritë?

Ata janë favoritët. Lazio mund të përfitonte, tani duhet parë si do të rifillojë pas këtyre muajve të pezullimit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI