Flash

Uefa, Ceferin: "Gati të luajmë me stadiume të boshatisura"

Lapsi.al 20 April 2020
Uefa, Ceferin: "Gati të luajmë me stadiume të

"Prioriteti është shëndeti i tifozëve, lojtarëve e drejtuesve. Jam optimist nga natyra, besoj se ka opsione që na lejojnë të rifillojmë kampionatet kupat e ti cojmë deri në fund. Mund të jemi të detyruar të nisim pa spektatorë, por gjëja më e rëndësishme është të luhen ndeshjet. Në kohë kaq të vështira do ti sillte njerëzve lumturi e një lloj normaliteti edhe pse ndeshjet do të jenë vetëm në tv". Presidenti i Uefa-s, Aleksander Ceferin, në një intervistë për 'Corriere della Sera' shpjegon që "është herët për të thënë se nuk mund ta mbyllim sezonin. Impakti do të ishte i tmerrshëm për klubet e ligat. Mund ta përfundojmë sezonin, por duhet të respektojmë vendimet e autoriteteve e të presim lejen për tu kthyer të luajmë".

Do të rifillojë, por nga tani futbollin do ta shohim vetëm në tv. "Në fillim po - thekson Ceferin - por është më mirë të luajmë pa spektatorë se të mos luajmë fare. Futbolli do të rikthente në në shtëpitë e tifozëve emocione e gëzim për të cilat kanë aq shumë nevojë". Për finalet e Champions e Europa League "nuk ka një datë limit për finalet e kupës. Varet gjithcka nga koha kur do të rifillojmë".

Një konstatim edhe për Kombëtaret, që duhet të kthehen të luajnë në fushë "në shtator", por sipas Ceferin pozitiv është fakti se "të gjithë aktivitetet po organizohen për të rifilluar, sepse të gjithë kanë nevojë të rigjejnë jetët e tyre. Nëse masat e sigurisë do të respektohen e nëse autoritetet do të japin lejen, stërvitjet mund të rifillojnë së shpejti. Për ndeshjet duhet një konsesus i mëtejshëm".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI