Flash

Argumentat shkencorë/ Pse do qëndrojmë të izoluar deri në fund të qershorit

Lapsi.al 21 April 2020
Argumentat shkencorë/ Pse do qëndrojmë të izoluar deri
Kryeministri dha dje lajmin pesimist se gjendja e jashtëzakonshme duhet shtyrë deri në fund të qershorit, ndërsa komisioni i ligjeve miratoi sot kërkesën e qeverisë për zgjatjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, pra deri më 23 qershor. Pra fare pak ditë përpara se të vinte fundi i gjendjes së emergjencës në 25 prill, kur duket sikur vatrat e infeksionit janë shuar dhe kur kurba e të sëmurëve dhe atyre që humbasin jetën është në rënie, popullsia do duhet të përgatitet për një tjetër sakrificë dymujore. Ajo bëhet edhe më e rëndë pas një periudhe të gjatë izolimi dhe kur ditët e bukura me diell dhe koha e mirë po trokasin. Por a është e ekzagjeruar masa e fundit për zgjatjen e gjendjes së emergjencës, që pritet të votohet nga parlamenti? Përgjigjja është e prerë “JO”. Sepse për të ndaluar përhapjen e Covid-19 ka vetëm dy mënyra. Ose zbulimi i vaksinës ose infektimi i një mase të madhe të popullsisë nga 60 deri në 80%, që krijon atë që njihet si imuniteti i grupit dhe që nuk e lejon më shpërndarjen e virusit. Lexo me tej:

Eksperimenti britanik i “imunitetit të masës”/ Sa njerëz rrezikojnë të vdesnin nga koronavirusi

Por në gjendjen ku jemi, asnjë nga këto kushte nuk është realizuar. Vaksina do të dojë së paku edhe një vit e gjysëm që të jetë funksionale. Ndërsa për arritjen e imunitetit të masës ndodhemi ende larg. OBSH njoftoi në fillim të javës se vetëm 2- 3% e banorëve të globit janë bërë imunë ndaj infeksionit. Ndërsa një studim francez i institutit Pasteur i çonte shifrat e të prekurve në këtë vend 5- 7%. Falë masave izoluese të aplikuara kudo, vërtet është mbërritur në ndalimin e përhapjes (pra në rastet kur një i sëmurë infekton së paku edhe një person tjetër nga 3- 4 që mund të infektonte në gjende të lirë) por kjo politikë ka bërë që të mos arrihet imuniteti i grupit. Nëse këto masa lirohen dhe kthehemi në gjendjen e mëparshme, risku i mbipopullimit të spitaleve dhe i mungesës së shtretërve në reanimacion, bëhet po aq i fortë sa përpara izolimit. Pikërisht për këtë, Instituti gjerman Robert Koch (RKI), i bëri thirrje popullsisë së këtij vendi, që do të fillojë hapjen në 4 maj, se "situata është ende serioze. Nuk ka fund të epidemisë në sfond, virusi nuk është zhdukur, numri i rasteve mund të rritet përsëri. Qëndroni në shtëpi, mbani distancën- të paktën 1.5 metra. Zbatoni rregullat për kollën dhe teshtimën dhe mbani maska që mbulojnë gojën dhe hundën në hapësira publike”. Pikërishtë për këtë edhe qeveria shqiptare, duke njohur gjendjen e spitaleve tona dhe të mjeteve në dispozicion, ka kërkuar nga parlamenti zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri në fund të qershorit. Pra, duhet të vazhdojmë të mësohemi t'i qëndrojmë larg njëri tjetrit dhe të kërkojmë leje në e- Albania, nëse duam të bëjmë një ditë plazh. Megjithëse ky izolim kufizon ndjeshëm liritë tona, me sa duket nuk kemi rrugë tjetër veçse të qëndrojmë të mbyllur duke pritur ndonjë fjalë të mirë nga Facebook-u i Ramës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta?

Nëse në të gjithë botën është ngritur alarmi se në kohë gjendjesh së jashtëzakonshme autokratët bëhen më të rrezikshëm, Ilir Meta ka vendosur ta shfrytëzojë kët...

10:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI