Flash

Del studimi i fundit/ Sa qëndron covid-19 në ajër, në letër, plastikë...

Lapsi.al 21 April 2020
Del studimi i fundit/ Sa qëndron covid-19 në ajër, në

Koronavirusi mund të jetojë deri në 3 ditë në disa sipërfaqe, si plastika dhe çeliku. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar këtë të martë në në “New England Journal of Medicine”. Ekspertët thonë se rreziku që konsumatorët të infektohen nga prekja e këtyre materialeve gjithsesi është i ulët, por për herë të parë kanë dalë paralajmërime shtesë për kohën që virusi qëndron në ajër, gjë që mund të ketë pasoja sidomos për punonjësit e mjekësisë.

Studimi i ri vëren se virusi shpërbëhet brenda një dite në një sipërfaqe kartoni, duke zvogëluar shqetësimin mes konsumatorëve për dërgesat, apo se zarfet do të përhapin virusin gjatë periudhës së qëndrimit dhe punës nga shtëpia. Në karton mbijeton deri në 24 orë duke bërë që pakot që mbërrijnë me postë të kenë vetëm nivele të ulëta të virusit - përveç nëse personi që e ka prekur të mos jetë kollitur apo të ketë teshtirë mbi të gjatë transportit.

“Kur virusi tretet në ajër në pika më të vogla se 5 mikrometra – të njohura si aerosolë - ai mund të qëndrojë pezull në ajër për rreth një gjysmë ore”, - thanë studiuesit, - dhe më pas bie poshtë dhe shtrohet në një sipërfaqe ku mund të jetojë edhe për orë të tëra". Ky përfundim për aerosolin është në kundërshtim me qëndrimin që po mban aktualisht Organizata Botërore e Shëndetësisë që virusi nuk transportohet nga ajri.

Virusi jeton më gjatë në plastikë dhe çelik, duke mbijetuar deri në 72 orë. Por përqendrimi i virusit zvogëlohet ndjeshëm gjatë kësaj kohe. Nuk mbijeton në sipërfaqe bakri ku reziston vetëm 4 orë.

“Në teori çdo sipërfaqe që mund të prekim mund të jetë e kontaminuar me virusin. Që nga qeset në supermarket deri te ushqimet e paketuara apo ato që na vijnë delivery nga restorantet” - thotë Dr. Linsey Marr, e cila nuk ishte anëtare e ekipit hulumtues, por është një eksperte në transmetimin e viruseve nga aerosoli në “Virxhinia Tech” në Blacksburg.

"Ne mund të çmendemi duke diskutuar mbi këto “nëse prek këtë apo atë” sepse të gjitha janë një burim i mundshëm, kështu që ne duhet të përqendrohemi në rreziqet më të mëdha" – shton ajo.

“Nëse njerëzit janë të shqetësuar për rrezikun, ata mund të pastrojnë pakot me dezinfektues dhe të lajnë duart”, - tha ajo.

Është e paqartë se pse kartoni është një mjedis më pak mikpritës për virusin sesa plastika ose çeliku. Kjo mund të shpjegohet me thithjen ose cilësinë fibroze të paketimit në krahasim me sipërfaqet e tjera. Nëse virusi mund të mbijetojë dhe të mbetet infektues në ajër është një element mjaft i rëndësishëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Për javë të tëra ekspertët kanë pohuar se virusi nuk qëndron në ajër. Por në fakt, ajo mund të udhëtojë në ajër dhe të qëndrojë pezull për rreth gjysmë ore. Virusi nuk mbetet në ajër në nivele të larta të mjaftueshme për të qenë një rrezik për shumicën e njerëzve që nuk janë fizikisht afër një personi të infektuar, por procedurat që punëtorët e kujdesit shëndetësor përdorin për t'u kujdesur për pacientët e infektuar ka të ngjarë të gjenerojnë aerosole.

“Punëtorët e kujdesit shëndetësor mund të mbledhin ato pikëza të vogla, por dhe më të mëdha në veshjet e tyre mbrojtëse kur punojnë me pacientë të infektuar. Ata mund të infektohen me këto pika të mëdha dhe të vogla kur heqin pajisjet mbrojtëse dhe të ekspozohen ndaj virusit” - tha Dr. Marr.

Për të vlerësuar aftësinë e virusit për të mbijetuar në ajër, studiuesit krijuan atë që përshkruhet si "eksperimenti në kushte të kontrollueshme". Në këtë laborator virusi mbijetoi dhe mbeti infektues deri në 3 orë, por aftësia e tij për të infektuar ra ndjeshëm gjatë kësaj kohe.

Sipas studimit aerosolet mund të qëndrojnë në ajër vetëm rreth 10 minuta, por Dr. Marr nuk pajtohet me atë vlerësim dhe thotë që ata mund të qëndrojnë në ajër për 3 herë më gjatë. Sipas saj, lëngjet e mukusit dhe të frymëmarrjes të njeriut mund të lejojnë që virusi të mbijetojë më gjatë sesa lëngjet laboratorike që studiuesit përdorën për eksperimentet e tyre.

Sipas tyre koronavirusi i ri nuk duket se është më i aftë të mbijetojë për periudha më të gjata se “kushërinjtë e tij” të ngushtë SARS dhe MERS, që shkaktuan epidemi të mëparshme. ©Përktheu LAPSI.al

Të këshilluara

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta?

Nëse në të gjithë botën është ngritur alarmi se në kohë gjendjesh së jashtëzakonshme autokratët bëhen më të rrezikshëm, Ilir Meta ka vendosur ta shfrytëzojë kët...

10:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI