Flash

Drastike/ Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon mbylljen e futbollit deri në fund të 2021

Lapsi.al 21 April 2020
Drastike/ Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkon

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka organizuar një 'conference call' private me UEFA e përfaqësuesit e klubeve kryesore europiane për të diskutuar të ardhmen e kalendarit futbollistik në kulmin e pandemisë të shkaktuar nga koronavirus. Për agjensinë e Kombeve të Bashkuara - shkruan e e përjavshmja investigative braziliane Veja në faqen e saj në internet - skenari ideal është pezullimi i kompeticioneve ndërkombëtare deri në fund të 2021. Masa mund të duket drastike, në kufijtë e të paimagjinueshmes: ndërsa diskutohet protokolli i një rikthimi të menjëhershëm në fushë, sugjerohet një ndalesë për 1 vit e gjysëm. Placar, revista sportive e vendit amerikano latin, ka folur me një pjesëmarrës në mbledhje, që është zhvilluar në 16 prill, që ka konfirmuar se OBSH ishte serioze në kërkesën e saj.

Dy mediat braziliane shkruajnë se konferenca - e parashikuar për një orë - ka zgjatur për dy orë e gjysëm, me tone të ndezura. Masa drastike është sugjeruar pas prezantimit të dy epidemiologëve mbi entitetin e emergjencës shëndetësore botërore. Në bazën e një studimi mbi rreziqet e valëve të reja të infektimit vitin e ardhshëm, dyshja e ekspertëve ka treguar skenarët e mundshëm e ka pretenduar se zgjidhja më e mirë është ajo për ti mbajtur kompeticionet të mbyllura deri në fund të vitit të ardhshëm. Duhet thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk ka asnjë autoritet mbi kalendarin sportiv e UEFA nuk është e detyruar të ndjekë sugjerimet.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI