Flash

Kaos në futbollin italian: Qeveria kërkon përsëritje të protokollit

Lapsi.al 21 April 2020
Kaos në futbollin italian: Qeveria kërkon përsëritje të

Industria e futbollit në Itali është gjithnjë e më shumë në kaos. E me shumë mundësi edhe takimi në program nesër mes Qeverisë e përfaqësuesve të Figc nuk do të arrijë të bëjë qartësi mbi protokollin shëndetësor të prezentuar të hënën për të lejuar rifillimin e stërvitjeve në 4 maj.

Një datë që mund të shtyhet në fakt me dy javë me gjithë pasojat e rastit mbi mbylljen e kampionatit. Ministri i shëndetit, Speranza, i ka ngrirë pothuaj gjithë shpresat entuziaste të botës së futbollit duke deklaruar se me 450 të vdekur në ditë, ai për rifillimin e kampionateve është problemi më i fundit.

Qeveria kërkon të marrë kohë e do ti kërkojë 12 përbërësve të komisionit mjekësor shkencor të Figc të prezantojnë një protokoll të dytë sanitar. Dyshimi më i madh lidhet me modalittetin e grumbullimeve që duhet të jenë të blinduar të paktën për 15 ditë. Mungesa e përfshirjes së mjekëve të 20 klubeve e të federatës së mjekëve sportivë, krijon më shumë se një pakënaqësi edhe sepse përgjegjësia juridike e protokollit bie mbi mjekët e shoqërive që do të ishin në të njëjtën kohë kontrolluesit e të kontrolluarit.

Një situatë që ka sjellë dorëheqjen e doktor Tavana, mjeku social i Torinos e përfaqësues për Serie A brenda komisionit mjekësor të kërkuar nga presidenti Gravina.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI