Flash

UEFA vendos të enjten për datat e rifillimit: Sekretari i përgjithshëm Shulku u informua në video-konferencë

Lapsi.al 21 April 2020
UEFA vendos të enjten për datat e rifillimit: Sekretari i

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, u njoh me rekomandimin e fortë të dhënë nga UEFA për përfundimin e kompeticioneve vendase në gjithë Europën në video-konferencën me pjesëmarrjen e Sekretarëve të Përgjithshëm të 55 federatave anëtare të UEFA-s. Vendimet në lidhje me temat e nxehta të rifillimit të futbollit dhe datave përkatëse do të njoftohen pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, që do të zhvillohet të enjten.

Në mbledhjen e sotme drejtuesit e federatave u njohën me situatën aktuale të futbollit europian dhe diskutuan mbi disa opsione të mundshme në lidhje me rifillimin e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare për meshkuj dhe femra, sipas detyrave që ishin ngarkuar për dy grupet e punës që janë krijuar në mesin e muajit mars.

Mbledhja u përshëndet edhe nga Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, që falenderoi të gjithë federatat anëtare për masat e marra dhe kujdesin e treguar për anëtarët e tyre. Në fillim të mbledhjes u prezantua disa opsione kalendarësh në lidhje me skuadrat kombëtare dhe ndeshjet e kompeticioneve të klubeve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI