Flash

Inter i tërheq vërejtje Lukakut: klubit nuk i kanë pëlqyer deklaratat mbi koronavirus

Lapsi.al 22 April 2020
Inter i tërheq vërejtje Lukakut: klubit nuk i kanë pëlqyer

Ashtu si ishte e parashikueshme, fjalët e thëna nga Romelu Lukaku ("Në janar 23 në 25 nga ne ishin të sëmurë, kushedi nëse ishte koronavirus") kanë ngritur një tymnajë të madhe e Inter nuk ka dashur të komentojë mbi këtë. Por kjo vetëm zyrtarisht, sepse sipas La Gazzetta dello Sport, klubit nuk i ka pëlqyer konstatimi i belgut e privatisht e ka thërritur, pa dashur të futet në polemika me një lojtar të tijin.

Për më tepër ka disa detaje në tregimin e sulmuesit që nuk dalin, duke filluar nga datat. Para së gjithash Lukaku flet për kthimin nga pushimet e Krishtlindjes e 23 lojtarë të sëmurë, duke përdorur si shembull për ta konfirmuar tezën marrjen e mendve të Skriniar kundër Cagliari. Por kundër kuqebluve ishte 26 janari, Inter kishte nisur të stërvitej prej më shumë se një javë e transferta e Napolit e datës 6 janar kishte mungesa vetëm Asamoah e D'Ambrosio, prej kohësh të dëmtuar.

Kundër Cagliari Skriniar doli zyrtarisht nga fusha për shkak të gjendjes gripale, sipas raportit mjekësor, fakt i ditur për klubin që para ndeshjes, por lojtari kishte insistuar për të luajtur. Ndeshja pasuese ishte në Kupën e Italisë kundër Fiorentinës, zikaltrit kishin 7 mungesa, por katër (Gagliardini, Sensi, Brozovic, Borja Valero) ishin të dëmtuar ndërsa tre të tjerë (De Vrij, Skriniar e D’Ambrosio) ishin të padisponueshëm për "sindroma influencale".

Inter bën të ditur se nga fillimi i 2020 janë regjistruar vetëm katër raste gripi, një e dhënë plotësisht në linjë me atë të cdo dimri. E sigurtë, nuk ka ekzistuar kurrë një situatë me 23 të sëmurë në 25 e janë stërvitjet që e dëshmojnë. Për më tepër, asnjë kundërshtar, asnjë drejtues ose punonjës nuk ka patur Covid-19 e edhe kjo dëshmon se nuk ka patur një vatër të virusit tek Inter në fund të janarit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI