Flash

Ozil refuzon uljen e pagës: gjermani nuk heq dorë nga krijimi i polemikave

Lapsi.al 22 April 2020
Ozil refuzon uljen e pagës: gjermani nuk heq dorë nga krijimi i

Daily Mail ka publikuar në mënyrë ekskluzive lajmin për tre rebelë në radhët e Arsenal, por vetëm njëri është i ditur, Mesut Ozil. Vetëm dy ditë më parë Gunners njoftuan masat që do të marrin si pasojë e Covid-19. Klubi londinez njoftoi se do të ulte rrogat e skuadrës me 12.5 përqind, duke u bërë klubi i tretë i Premier League që merr një masë të tillë. Ky reduktim do të bëhet për bordin drejtues dhe për lojtarët të cilët ishin të gjithë dakort me përjashtim të 3 emrave.

Gjermani përfiton në javë 400 mijë euro dhe ka vendosur të presë se cilat do të jenë në të vërtetë pasojat ekonomike që do të shkaktojë pandemia në klub. Ozil është futbollisti që paguhet më shumë në skuadër, duke lënë pas edhe Aubameyang që konsiderohet si ylli i Arsenal.

Propozimi i klubit londinez për reduktimin e pagave është deri në prill të 2021 ku përfshihet një klauzolë e rëndësishme. Të gjithë paratë e marra nga shkurtimi i rrogave të futbollistëve, do të kthehen pas nëse ekipi arrin të fitojë një vend për në Champions League, ku përvec të tjerash, nëse kjo gjë ndodh, cdo lojtar do të marrë një bonus prej 100 mijë eurosh. Nëse skuadra kualifikohet për në Europa League do ti rimbursohet 7.5 përqind e pagës. Negociatat kanë zgjatur më shumë se një javë dhe nuk ka qenë e lehtë të binin dakort të dyja palët, aq sa është dashur edhe ndërhyrja e Mikel Arteta, i cili i ka bindur lojtarët nëpërmjet një video-konference.

Nuk është hera e parë që mesfushori i Arsenal, prej 7 vitesh në Londër, vihet në qendër të polemikave në nivel ndërkombëtar. Episodi i parë është i majit 2018, kur nis të qarkullojë një foto në të cilën ai e shoku i tij i kombëtares, edhe ai me origjinë turke, Ilkay Gundogan, kishin dalë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Fanella dhuratë, dedikime speciale e shtrëngim duarsh që u përdorën nga Erdogan për të bërë propagandë, ndërsa në Gjermani tronditën opinionin publik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI