Flash

Skepticizmi i Bale: "Të kthehemi në fushë, por shumë shpejt"

Lapsi.al 22 April 2020
Skepticizmi i Bale: "Të kthehemi në fushë, por shumë

"Është një izolim këtu në Spanhë shumë rigoroz. Nuk mund të dalim të bëjmë një shëtitje apo sport. Është mjaft e ashpër mbyllja, por ajo që është më mirë për të gjithë është bërë". Një nga yjet e Real Madrid, Gareth Bale, ka rrëfyer periudhën e tij të izolimit për AS: "Të gjithë e kuptojmë që janë sakrifica të nevojshme e se po kërkohet të bëhen gjërat në mënyrën më të mirë të mundshme. Të gjithë duam të luajmë përsëri, por gjëja më e rëndësishme është ta bëjmë duke patur siguri. Nuk duam të kthehemi shumë shpejt. Gjithcka duhet bërë me siguri".

"Të gjithë duam të luajmë ose të shkojmë të shohim një ndeshje, por do të ketë sezone të tjera, kampionë, kampionate, kupa... Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të jemi mirë. Do të ketë shumë më tepër futboll në të ardhmen e shpresojmë të mos ndeshim më një problem të tillë", përfundoi uellsiani, një prej lojtarëve më të kontestuar në Madrid, gjithnjë i kritikuar se preferon më shumë golfin se futbollin. E këto deklarata nuk është se do ta ndihmojnë të përmirësojë imazhin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI