Flash

Napoli mundohet ti rrëmbejë Interit Kumbullën: vendos në tavolinë 28 milionë euro

Lapsi.al 23 April 2020
Napoli mundohet ti rrëmbejë Interit Kumbullën: vendos në

Marash Kumbulla është në shënjestrën e gjithnjë e më tepër klubeve, aq sa tashmë Verona po shpreson të ngrihet një ankand për mbrojtësin e përfaqësueses së Shqipërisë. Interesimit të Inter, por edhe klubeve të Premier League i është shtuar një rrezik i madhe sepse është Napoli tani që provon të bëjë goditjen e madhe, duke luajtur me cmimin.

Sipas L'Arena, klubi i De Laurentiis po kërkon ti paraprijë lëvizjeve të rivalëve, duke vendosur në tavolinën e Veronës një propozim prej 28 milionë euro cash, pa lojtarë në shkëmbim. Presidentit të Veronës sigurisht i vlen më shumë arkëtimi i plotë i vlerës së lojtarëit të tij, por shpreson që kur gjërat të bëhen konkrete edhe për klubet e tjera kartoni i Kumbullës të ngrihet edhe më shumë, ndaj dhe po merr kohë.

20 vjecari shqiptar i pëlqen Tottenham e Chelsea në Premier League, ndërsa në Gjermani RB Leipzig është në monitorim të situatës. Inter deri tani dukej i favorizuar me 20 milionë që ishte i gatshëm të vendoste në tavolinë, por tani është Napoli favorit dhe De Laurentiis nuk ëhstë nga ata që heqi dorë lehtë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI